E martë, 05 Tetor 2021
17:24
“Big Brother Vip” nis sot/ Meridian Ramçaj: Do ketë personazhe që urrehen me njeri-tjetrin

Mbrëmjen e sotme, në Top Channel do të nisë Big Brother Vip Albania. Dy opinionistët zyrtarë të këtij formati do të jenë Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari.

17:22
Durrës/ Shoferi humb kontrollin e makinës, përplaset me murin rrethues të një banese

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur rreth orës 16:20 në Spitall, Durrës.

17:20
‘Kisha e pedofilëve’/ Mijëra abuzime seksuale denoncohen për priftërinjtë e Kishës Katolike të Francës (fotot)

Qindra mijëra të mitur kanë qenë viktimë e abuzimeve seksuale të Kishës Katolike franceze, në një skandal që daton prej rreth 70 vjetësh, thuhej sot në një raport të përbashkët të viktimave.

17:08
Dorëheqja e Ardi Veliut/ Rama publikon dokumentin: Dua t’i përkushtohem më shumë familjes

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund dilemës për lirimin nga detyra të Ardi Veliut. Me anë të një postimi në Twitter, ka bërë publik dokumentin e kërkesës për dorëheqje të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

17:05
Strategjia e Re Kombëtare për Rininë/ Rama bashkëbisedon me të rinjtë: Po bëjmë çmos që të sjellim universitete të huaja në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me të rinjtë në shkollën “Ismail Qemali” në Tiranë për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029).

17:00
‘Ngërçi i rrezikshëm i Ballkanit’/ Dy arsyet pse zgjerimi i BE-së ka ngecur

Edhe pas gjysmë shekulli në paqe, Ballkani ende nuk ka arritur stabilitetin e qëndrueshëm për të cilin shpresohej. Në shkrimin e tij për ‘Project Sindycate’, ish-diplomati OKB për Ballkanin, Carl Bildt thotë se procesi i integrimit në Bashkimin Europian është ndaluar dhe mundësia e rikthimit te konflikti i dhunshëm nuk përjashtohet.

16:51
KLP prezanton drejtuesin e ri të Prokurorisë Shkodër, Ibrahimi: Sistemi i prokurorisë është në ditë të vështira

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë,  Gent Ibrahimi i shoqëruar nga anëtari i Këshillit Vatë Staka, zhvilluan një vizitë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ku bëri dhe prezantimin e Drejtuesit të ri të kësaj zyre, Albert Murçaj.

16:46
“Tirana marathon”/ Veliaj: Në 17 Tetor të vrapojmë të gjithë për një qëllim

Në 17 tetor do të zhvillohet Maratona e Tiranës dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u kërkon qytetarëve që të dalin të vrapojnë për t’iu bashkuar këtij eventi. Në parkun e Liqenit Artificial, u mbollën 6 rrënjë të reja bliri nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Veliaj tha se edicioni i pestë i Maratonës do të zhvillohet në një itinerar që përfshin pjesët më të bukura të qytetit, mes të cilave edhe Parku i Liqenit. 

16:40
Me 20 euro ryshfet dhe me shpejtësi marramendëse/ Arrestohen 16 drejtues mjetesh gjatë 48 orëve të fundit, ja për çfarë akuzohen

16 drejtues mjetesh dhe motomjetesh janë arrestuar gjatë 48 orëve të fundit për shkelje të ndryshme. 7  persona u kapën duke drejtuar mjete pa leje drejtimi, ndërsa 9 të tjerë u kapën duke drejtuar mjete në gjendje të dehur.

16:33
Florian Marku kthehet si kampion bote/ Boksieri shqiptar flet për ëndrrën më të madhe: Dua të përfaqësoj Shqipërinë në arenat më të mëdha në botë

Kanë kaluar pak ditë nga shpallja e tij kampion bote në federatën IBF, por Florian Marku thotë se ky është vetëm fillimi në rrëfimin e tij për Top Channel. Rikthimi i tij këtë herë në Shqipëri është krejt i ndryshëm.

16:32
Nga Vlora në Sarandë/ Arrestohen 7 persona! Pesë prej tyre ishin shpallur në kërkim, ja pse akuzohen

Policia e Vlorës ka vënë në pranga pesë persona të shpallur në kërkim, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, po ashtu u arrestua një 37-vjeçar që u kap me kokainë, edhe një 20 vjeçar, të cilit iu gjetën dy armë gjahu pa leje në makinë.

16:24
Kapet kirurgia e rreme kozmetike që gjymtoi 11 pacientë, duke i lënë me shenja të tmerrshme në Beograd (fotot)

Një kirurge e rreme kozmetike e njohur ndryshe si “Doktoresha Barbi” përballet me burg pasi ka gjymtuar të paktën 11 pacientë burra e gra, me operacione të dështuara kozmetike, që i kanë lënë ato me shenja të tmerrshme.

16:24
Lezhë/ “Fati i lojërave” çon në pranga pronarin, administratorin dhe klientin që lëvizte me pistoletë në brez

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Fati i lojërave”, ku si rezultat kanë rënë në pranga pronari dhe administratori i një lokali, si edhe një shtetas tjetër që u kap me armë zjarri në ambientet e lokalit.

16:09
Sot nis Big Brother VIP/ Reality show më i madh shqiptar, në orën 21:00 në ekranin e Top Channel

Big Brother Vip Albania fillon sot në orën 21:00 si gjithmonë në ekranin e Top Channel.

16:06
Kryeministrja serbe përplaset me presidentin kroat: Ik moj…

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic u përplas verbalisht në distancë me kryeministren serbe, Ana Bërnabic.

15:51
Protestë ndaj klasave kolektive/ Korçë, mbi 45 nxënës në një klasë nga fillorja në klasë të nëntë

Grumbullimi i 45 fëmijëve të fshatit Plasë për të bërë mësimin e fillores në klasa kolektive ka hasur në kundërshtinë e prindërve çka ka bërë që ata prej dy ditësh të braktisin mësimin. Ndryshe nga sa ndodh në fshatra të tjerë ku numri i nxënësve që detyrohen të bëjnë mësim në klasa kolektive është tepër […]

15:49
Piqet “domatja përbindësh” në Divjakë, prodhimi i serave është pa cilësi

Prodhuesit e domates në Goriçaj të Divjakës, nuk po arrijnë dot të shesin prodhimin për shkak se u ka qëlluar fara e keqe.

15:47
Kanali kthehet në moçal / Durrës, banorët puna u la përgjysmë: Na mbytën fekalet

Investimi i kryer një vit më parë nga bashkia e Durrësit në një prej kanaleve të ujërave të larta nuk e zgjidhi shqetësimin e banorëve të Spitallës. Nga shkolla “Demokracia” dhe deri në derdhjen e tij në det, kanali i mbuluar nga bimësia është kthyer në vendgrumbullim mbetjesh e burim përmbytjesh.  “Ky kanal mbledh jo […]

15:47
Beteja e hipopotamëve/ Gjigantët 1.4 ton përgjaken në luftën për supremaci në rezervatin në Kenia (fotot)

Në foto vijnë momentet e vrazhda kur dy hipopotamë rreth 1.4 ton të rëndë copëtohen në duelin për supremaci në rezervatin Mara North, në Kenia.

15:43
Bletarët kërkojnë ndihmë/ “Shteti të na ruajë nga konkurrenca e pandershme”

Rinor Braka nga Pisheporo e Fierit, prej 25 vitesh merret me rritjen dhe trajtimin e bletëve. Ai e trashëgon këtë pasion nga i ati dhe ka filluar në moshë fare të vogël të kujdeset për bletët.

15:37
Nafta u rrit me 40 lekë për 2 ditë! Vëzhgim në pikat e karburantit në Lezhë

Ditët e fundit, çmimi i 1 litër naftë apo benzinë lëviz nga 169 deri në 173 lekë.

15:36
Vriten dy persona në Elbasan/ Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri u ekzekutuan në një pritë

Dy persona kanë mbetur të vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Ardjan Çollaku 50 vjeç dhe Lulzim Bitri 43 vjeç ra pre e një prite nga persona të armatosur të cilët qëlluan me breshëri në drejtim të tyre duke lënë të vdekur në vend Lulzim Bitrin, ndërsa Çollaku gjeti vdekjen disa orë më pas në spitalin e Traumës.  

15:34
Reagim për rritjen e çmimeve/ Çfarë thonë qytetarët e Tiranës për shtrenjtimin e jetesës

Në një konferencë të jashtëzakonshme, kreu i qeverisë paralajmëroi një krizë energjetike në vend.

15:29
Bardhi: Ministritë e Shëndetësisë në Shqipëri dhe Zimbabve të vetmet në botë nën hetim për abuzim me fondet gjatë pandemisë

Gazment Bardhi nga radhët e PD-së, ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve është shprehur se Ministritë e Shëndetësisë në Shqipëri dhe Zimbabve janë të vetmet në botë nën hetim për abuzim me fondet gjatë pandemisë

15:18
Ylli i Tottenham ‘kapet’ në takim me të bijën e trajnerit të Man City, Pep Guardiola në Londër (fotot)

Zhurmat për lidhjen e mundshme të sulmuesit të Tottenham-it të Londrës, Dele Alli me bijen trajnerit e Manchester City, Pep Guardiola vijojnë të forcohen teksa dyshja u panë përsëri në një drekë të shpejtë romantike në zonën luksoze Mayfair në Londër.

15:15
Balla takon ambasadorin gjerman, Zingraf: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, objektiv kryesor i legjislaturës së re parlamentare

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Sociaiste Taulant Balla zhvilloi sot në Kryesinë e Kuvendit një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf.

15:12
Shpenzimet rritën, pagat jo! Të ardhurat shkojnë për ushqim e shëndet, ulet argëtimi dhe kultura

Rreth 83 mijë lekë i duheshin mesatarisht një familje shqiptare me katër persona për të mbyllur shpenzimet e muajit në 2020-ën.

15:08
Shpjegimet e Çuçit, çfarë sjell ligji “Për të huajt” në Shqipëri. Nga leja unike e qëndrimit te kuoat për punësimin në vendin tonë

Fjala e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, sot në Komisionin e Sigurisë për kthimin e dekretit të Presidentit të Republikës për ligjin “Për të huajt”

15:05
“TiranaMarathon”/ Veliaj: Në 17 Tetor të vrapojmë të gjithë për një qëllim

Nga Parku i Liqenit Artificial, të cilit sot iu shtuan edhe 6 rrënjë të reja bliri nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen eventit më të madh sportiv në kryeqytet, Maratonës së Tiranës, në datën 17 Tetor.

14:59
Silva Bino: Llogaritë janë të qarta, kemi vaksinuar me të paktën 1 doze 44% të popullates target +18 vjeç

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Inektive në ISHP prof. Silva Bino, ka deklaruar se sipas OBSH Shqipëria renditet në mesin e vendeve për mbulesën vaksinale në rajon. Bino tha se 44% e popullsisë target në Shqipëri janë vaksinaur me 1 dozë, duke iu përgjigjur akuzave të Vokshit për përqindjen e të vaksinuarve.

14:53
Miratohet në unanimitet akti normativ për 500,760 vaksina Pfizer, Manastirliu: Kemi të siguruara mbi 5 milion doza vaksine brenda 2022

Deputetët në Komisionin për Punën Çeshtjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe ata në Komisionin e Ligjeve kanë votuar në unanimitet pro aktit normativ që i hap rrugë ardhjes brenda vitit të 500,760 doza vaksine, falë marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë Pfizer.

14:47
IKMT ne Jalë/ Tensione mes banorëve dhe përfaqësuesve

Ndërhyrja e IKMT në Jalë ka krijuar tensione mes përfaqësuesve dhe banorëve.

14:46
Bllokimi disa orësh, gabimi/ sabotimi që i kushtoi “Facebook” 7 miliardë dollarë

Ndërprerja më shumë se 6 orëshe e shërbimeve të Facebook i ka kushtuar thuajse 7 miliardë dollarë gjigantit të rrjeteve sociale.

14:39
Arjola Demiri zyrtarisht banorja e parë e konfirmuar në Big Brother Vip

Arjola Demiri është zyrtarisht banorja e parë e konfirmuar në Big Brother Vip qëe tarston sonte në ekranin e Top Channel.

14:35
Presidenti i Maqedonisë së Veriut vjen në Greqi/ Vizitë historike, e para që kur vendi fitoi pavarësinë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pentarovski zhvillon sot dhe nesër një vizitë zyrtare dy ditore në Greqi, me ftesë të Presidentes së Republikës greke, Katerina Sakellaropoulou.

14:20
Albana Vokshi: Qeveria përgjegjëse për mungesën e informimit për vaksinat

Gjatë seancës për marrëveshjen me Pfizer, të cilën PD e votoi pro, qeveria  konfirmoi se vaksinimi në total i popullsisë është rreth 25%.

13:59
“Rusia po e mashtron Serbinë për Kosovën”/ Moska ka “firmosur“ një dokument…

Rusia po i  bën një mashtrim të madh Serbisë kur vjen fjala për Kosovën, thotë ish ministry i jashtëm serb, Vuk Drashkoviç.

13:52
Mafia i vrau të ëmën/ Nis “hakmarrjen” aspirante për bashkinë e Napolit

11 qershorin e vitit 1997, Alessandra Clemente, asokohe 10 vjeçe, dëgjoi 41 të shtëna nga dritarja e hapur e shtëpisë së saj në Napoli, teksa priste të ëmën të vinte për drekë.

13:44
A është shkarkuar kryepolici? Burimet: Vendimi nesër në mbledhje qeverie. Gati kandidatët

Pa përfunduar ende afati 100 ditor që la kryeministri Edi Rama për një performancë ndryshe në Policinë e Shtetit, duket se i pari qeverisë shqiptare është duke planifikuar lirimin nga detyra të drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu.

13:35
Veliaj: Ikja e Kosta Grillos na hidhëroi të gjithëve!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sot për ndarjen nga jeta të ikonës së gazetarisë sportive, Kosta Grillo.

13:34
“Dëgjuam ulërima”/ Dëshmitarët rrëfejnë momentin e vrasjes së vajzës ganeze, teksa autori ‘fluturoi’ nga kati i shtatë: Një person i tretë doli nga dhoma

Vrasja e Jawsackie Jaboah nga 31-vjeçari Klinton Pira, që më pas vrau veten, tronditi kryeqytetin, mbrëmjen e 1 tetorit.

13:17
Shkodranët protestojnë për çmimet/ Më shumë nga të gjithë po e ngrenë zërin të moshuarit

Qytetarët shkodranë janë ngritur ditën e sotme në protesta për rritjen e çmimeve.

13:06
Të gatshëm edhe për dozën e tretë, Manastirliu në Komisionin e Shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë mbledhjes së Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka deklaruar se qeveria shqiptare do të rrisë edhe më tej diponibilitetin e vaksinave, duke e siguruar 5 milion vakisna deri në 2022.

12:44
Festivali i dancit modern/ Në Durrës mblidhen pjesëmarrës nga e gjithë bota

“Arkitektët e trupit”, një grup austriak i dancit urban dhe kontemporan ka çelur festivalin ndërkombëtar të Dancit Modern në Durrës.

12:41
Ligji për të huajt, Çuçi: Synojmë lehtësim të punësimit të të huajve

Komisioni për Sigurinë Kombëtare është mbledhur ditën e sotme, ndërsa u diskutua ligji ‘Për të huajt’, i cili u kthye nga  presidenti i vendit, Ilir Meta në gusht të këtij viti.

12:40
Kombëtarja nis stërvitjen/ Mes mungesave dhe dëmtimeve përgatiten për Hungarinë dhe Poloninë

Pas konferencës zyrtare të trajnerit kuqezi Edi Reja, pasditen e të hënës kombëtarja e Shqipërisë ka zbritur në seancën e parë stërvitore në prag të takimit përballë Hungarisë.

12:37
Vrau kunatën për “Shën Valentin”/ Dashamir Xhepa dënohet me burgim të përjetshëm (PAMJET)

Dashamir Xhepa është dënuar me burgim të përjetëshëm ditën e sotme për vrasjen e kunatës së tij Liri Xhepa në vitin 2019.

12:15
Çmimi Nobel në Fizikë ndahet mes 3 shkencëtarëve

Çmimi Nobel në Fizikë për vitin 2021 është ndarë mes 3 shkencëtarëve.

11:48
Xhaçka pret ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde është shprehur se OSBE do të vijojë mbështetjen për vendin tonë.

11:32
Krimet e luftës në Kosovë/ Dënohet me 20 vite burg Goran Stanishiç

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 20 vjet burgim, Goran Stanishiçin, pasi u shpall fajtor për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës në Kosovë.

11:20
Aksident i rëndë në Rrëshen/ 3 të lënduarit nisen drejt Traumës

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në Rrëshen.

11:10
I vodhi paratë viktimës, 5 vite burg për infermieren e Infektivit (Emri)

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Ronida Hysën, infermieren e Infektivit të akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti që kishte ndërruar jetë nga Covid 19.

11:09
Manastirliu: Brenda dhjetorit mbi 500 mijë doza Pfizer dhe 400 mijë doza nëpërmjet Covax

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në seancën dëgjimore në Komisionin për Punën Çeshtjet Sociale dhe Shëndetësinë tha se në bazë të marrëveshjes së re me kompaninë Pfizer pritet që brenda këtij viti të vijnë 500,760 doza Pfizer, që do të shërbejnë për të rritur mbulesën vaksinale.

11:06
Asnjë shenjë nga pilotët e avionit/ Policia dokumenton ngjarjen në Vermosh, banorët panë një makinë që…

Ulja e detyruar e avionit privat një ditë më parë në Vermosh dhe “zhdukja” e dy pilotëve ka vënë në lëvizje policinë e Shkodrës.

11:05
Me eksploziv në makinë, 30-vjeçari arrin t’i arratiset policisë në Kukës

Një 30-vjeçar është shpallur në këkrim pasi qarkullonte me lëndë eksplozive në makinë.

10:50
Ambasadorja e SHBA-së: Sundimi i ligjit ka nevojë për institucione të sigurta

“Instituti për vajzat dhe gratë në politikat e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare” është mbajtur këtë të martë.

10:21
Big Brother Vip nis sonte/ Lori Hoxha zbulon detaje të reja pak orë para spektaklit

Producentja e Big Brother Vip, Lori Hoxha në një intervistë për emisionin e mëngjesit në Top Channel , Wake Up ka zbuluar disa detaje të reja për spektaklin që starton sonte.

10:20
Skandali i tenderit të uniformave/ Naqellarit nuk i kthehet telefoni

Drejtoreshës së tënderit të uniformave, Elira Naqellarit nuk i është kthyer telefoni pas sekuestrimit edhe pse ajo bëri kërkesë.

10:15
Ligjvënësit amerikanë i kërkojnë Biden të angazhohet për zgjidhjen e tensioneve Kosovë-Serbi

Grupi i Çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan u bëri të hënën thirrje Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që të dyfishojnë vëmendjen e Shteteve të Bashkuara në zgjidhjen e tensioneve Kosovë-Serbi si edhe i kërkuan administratës të shtojë angazhimin për një zgjidhje përfundimtare mes dy vendeve.

10:07
Ndërpreje energjie dhe në Sarandë, zonat dhe oraret

Disa zona të Sarandës do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të punimeve në rrjet.

09:37
Kushtetuesja rrëzon Kodin Zgjedhor/ Shfuqizim i nenit që detyron kandidatët e pavarur të marrin 1% të votave

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Kodin Zgjedhor duke shfuqizuar pragun 1% për kandidatët e pavarur.

09:18
Punime në rrjet, zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë gjatë ditëve në vijim

Disa zona periferike të Tiranës do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të punimeve që po kryhen në rrjetin e shpërndarjes.

09:04
Rindërtimi/ Merr formë kompleksi i pallateve në Lezhë (Video)

400 banorë, që tërmeti i 26 nëntorit 2019 u shkatërroi shtëpitë, do të strehohen në kompleksin e ri të pallateve në Lezhë.

09:00
Gazetari i sportit Kostandin Grillo humb betejën e gjatë me Covid 19, ndërron jetë në Turqi

Gazetari i sportit, Kostandin Grillo ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me Covid 19.

08:42
Vrasja e dyfishtë në Elbasan/ Pësoi vdekje klinike, Ardian Çollaku ndërron jetë në spital

Ardian Çollaku që mbeti i plagosur një natë më parë nga breshëria e plumbave në Bradashesh të Elbasanit ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

08:30
Izraeli akuzon Iranin për komplot ndaj biznesmenëve në Qipro

Izraeli e ka akuzuar Iranin për planifikimin e një “akti terrorist” kundër biznesmenëve izraelitë që jetojnë në Qipro.

08:12
Rritja e çmimit të energjisë po alarmon Europën

Spanja, Franca dhe Greqia bënë thirrje të hënën që Bashkimi Evropian të ketë një përgjigje të përbashkët në lidhje me rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë.

07:51
INSTAT: Në 2020-n, familjet shqiptare shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.

07:18
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

06:58
Mëlçia/ Si të dalloni shenjat e para të problemeve në organizëm

Mëlçia është një organ tejet i rëndësishëm në trupin e njeriut. Ka shumë role të rëndësishme si pastrimi i gjakut, luftimi i infeksioneve të ndryshme dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

06:32
6 arsye të vlefshme përse duhet të kufizoni karbohidratet

Karbohidratet janë pjesë ushqyes të rëndësishëm për mbarëvajtjen e funksioneve në organizëm Ato i gjejmë në formën e sheqernave, fibrave dhe niseshtesë natyrale.

06:16
5 ushqimet më të këqija për trurin, ja çfarë thonë ekspertët

Shprehja ne jemi çfarë hamë, merr kuptim më shumë se kurrë kur flasim për regjimin e përditshëm ushqimor të gjithësecilit. Një jetesë e shëndetshme është pikënisje për shëndet të mirë ndaj ekspertët theksojnë fort nevojën për të ndjekur dietat e duhura ushqimore. Sipas të dhënave Dieta Mesadhetare cilësohet si më e shëndetshmja dhe më e pasura në vlera për trupin.

05:50
Kura me dhjetë gjethe dafine për urthin dhe problemet me frymëmarrjen

Gjethet e dafinës janë fantastike për shëndetin e gjithë organizmit. Ato janë përdorur që në lashtësi nga mjekësia popullore për trajtimin dhe kurimin e shumë sëmundjeve.

05:15
Boronicat/ Si t’i përdorni për uljen e tensionit të gjakut

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë. Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën. Antioksidantët që gjenden te boronicat, sidomos ato që rriten të egra në tokat shqiptare, neutralizojnë radikalet e lira që nxisin disa sëmundje si ato të zemrës apo tumoret.

04:40
Mashtroi 35 gra, arrestohet japonezi

Një burrë që doli me 35 gra dhe i tha secilës prej tyre se kishte një datëlindje të ndryshme, kështu që ai merrte rregullisht dhurata, u arrestua për mashtrim në Japoni.

03:46
Katër shenjat më të fuqishme të horoskopit

Disa personazhe janë thjesht më të fortë dhe më dominues në karakter se të tjerët.

03:13
Projekti për gazin në Kosovë/ Krasniqi: Kurti po tenton t’i ikën përgjegjësisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për mos çuarjen përpara të projektit për gazin amerikan nga Qeveria Kurti.

02:44
Studimi: 30% e njerëzve me imunitet të dobësuar nuk zhvillojnë imunitet ndaj Covid-19 pas vaksinimit

Vaksinat antiCOVID-19 janë më pak efektive te njerëzit me një sistem imunitar të dobësuar, kanë treguar tri studime më të vogla italiane dhe studiuesit thonë se këtyre njerëzve u duhet dhënë një dozë përforcuese.

02:20
Denoncuesja e Facebook-ut do t’i kërkojë Senatit amerikan të rregullojë kompaninë

Ish-punonjësja dhe sinjalizuesja e Facebook Frances Haugen do t’i kërkojë Kongresit amerikan të martën të rregullojë gjigantin e mediave sociale, të cilën ajo planifikon ta krahasojë me kompanitë e duhanit që për dekada mohuan se pirja e duhanit dëmton shëndetin, sipas dëshmisë së përgatitur të parë nga Reuters.

01:59
Kishida Fumio zgjidhet kryeministër i Japonisë

Kishida Fumio, udhëheqës i Partisë Liberale Demokratike (LDP) në Japoni, u zgjodh kryeministër i vendit në një seancë të jashtëzakonshme të Dhomës së Përfaqësuesve.

01:40
Vriten dy persona në Elbasan/ Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri ekzekutohen në një pritë

Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Ardjan Çollaku 50 vjeç dhe Lulzim Bitri 35 vjeç kanë rënë në pritë sapo kanë zbritur nga mjeti i tyre në një pikë karburanti në hyrjen perëndimore të qytetit të Elbasani, aksin Elbasan-Metalurgji.

01:11
Wenger: Edhe futbollistët duan organizimin e Botërorit çdo dy vite

Përgjegjësi i FIFA-s për zhvillimin e futbollit, Arsene Wenger vijon të këmbëngulë për organizimin e Botërori çdo dy vite, pavarësisht se ka hasur në një kundërshti shumë të fortë nga ana e qeverisë europiane të futbollit, UEFA.

00:55
Werner përgatit largimin nga Chelsea, zbulohen destinacionet e mundshme

Timo Werner po kërkon të largohet nga Chelsea gjatë merkatos së janarit. Gjermani iu bashkua “bluve të Londrës” 15 muaj më parë, por mesa duket nuk po arrin të shpërthejë në kampionatin anglez, ku trajneri Tuchel nuk e shikon më si titullar, pasi në gjashtë aktivizime ka realizuar vetëm një gol.

00:34
Skandali “Pandora Papers”, në listë janë edhe dy trajnerë të njohur

Në skandalin e fundit global, nuk mund të shpëtonte as futbolli, e madje edhe disa eksponentë të rëndësishëm të tij. Janë dhe Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola në listën e “Pandora Papers”, hetimi i publikuar të dielën nga gazetarët investigativë të “International Consortium”, pas analizës që i kanë bërë plot 11.9 milionë dokumenteve, me prejardhje nga 14 shoqëri shërbimesh financiare.

00:21
Jashtë funksionit që prej orës 18:00, rikthehet funksionimi i Facebook, Instagram dhe WhatsApp

Rrjete sociale Facebook, Instagram dhe Whatsapp janë rikthyer në gjendje pune. Këto media ndaluan së funksionuari rreth orës 18:00 gjatë pasdites.

00:12
Bien Instagram, Facebook, Whatsapp/ Defekti global. Asnjë nga aplikacionet nuk funksionoi

Facebook, Instagram, WhatsApp pësuan një defekt pasditen e së hënës duke ndaluar së funksionuari. Sipas faqes së njohur DownDetector, problemet filluan rreth orës 16:44 duke prekur përdoruesit në të gjithë vendet e botës. Të treja platformat kanë mbi 3 miliardë përdorues aktivë.

E hënë, 04 Tetor 2021
23:58
Shqipëria zbret në fushë, dëmtimi i Ismajlit shqetëson Rejan

Pas konferencës zyrtare të teknikut Edi Reja, pasditen e të hënës kombëtarja e Shqipërisë ka zbritur në seancën e parë stërvitore në prag të takimit përballë Hungarisë.

23:47
Zyrtare/ Aurier gjen skuadër, transferohet në kampionatin spanjoll

Pas 4 sezonesh me fanellën e Tottenham, mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Serge Aurier prishi kontratën me marrëveshje me londinezët dhe prej më shumë se një muaji ishte futbollist i lirë.

23:36
Ish-futbollisti i famshëm i “Djajve të Kuq”, kritika të forta Ronaldos

“Solskjaer duhet të flasë me Ronaldon dhe të sqarojë disa sjellje të tij”. Gary Neville, ish-lojtari i Manchester United, tashmë në rolin e opinionistit, komentoi qëndrimin e kampionit portugez, i cili në fund të ndeshjes me Evertonin ishte protagonist i një skene që po nxit shumë diskutime. CR7, teksa u drejtua me kokën poshtë drejt dhomave të zhveshjes, u filmua ndërsa murmuriste.

23:23
Gjyqi me Valbuenan, Benzema rrezikon sërish, ja ç’thotë Dechamps

Didier Deschamps doli në një konferencë për shtyp tri ditë para përplasjes së Francës me Belgjikën në gjysmëfinale të Nations League. Trajneri i “Gjelave” u pyet për gjyqin që Karim Benzema do të ketë me Valbuenën. Në rast të një vendimi negativ për sulmuesin e Real Madridit, mund të çojë në përjashtimin e tij sërish nga Kombëtaja para Botërorit “Katar 2022”.

23:00
Rrjedhja e naftës në Kaliforni kërcënon jetën detare

Rrjedhja e naftës në brigjet e shtetit të Kalifornisë në SHBA shkaktoi ngordhjen e peshqve dhe ndoti ligatinat dhe plazhet.

22:59
Bllokimi nisi që në mëngjes/ Punonjësit e Facebook mbetën jashtë zyrave, nuk i punonin kartat për të hyrë në ndërtesë

Prej më shumë se 4 orësh, përdoruesit në mbarë botën nuk mund të komunikojnë përmes Facebook, Instagam dhe Whatsapp. Si të mos mjaftonte kjo, problemi u shfaq që në mëngjes kur punonjësit e kompanisë Facebook nuk futeshin dot në ndërtesë.  

22:49
Bllokimi i rrjeteve sociale, bie me 7 miliardë dollarë pasuria e Mark Zuckerberg

Pasuria e Mark Zuckerberg ka rënë me afro 7 miliardë dollarë brenda pak orësh pasi kanë dalë jashtë funksionit tre aplikacionet më të mëdha të rrjeteve sociale.

22:35
Skandali “Pandora Papers”/ Spahiu në Open: Kompanitë offshore krijohen nga korporatat

Analisti Kreshnik Spahiu në një lidhje me skype në emisionin Open në Top Channel tha se kompanitë offshore nuk krijohen as nga politikanët, as nga kriminelët por nga korporatat.

22:21
Mancini: Më Spanjën do të jetë e vështirë, por ne jemi Italia

Të arrish në majë, është e vështirë, por edhe shumë është qëndrosh aty. Roberto Mancini, dy ditë para përplasjes me Spanjën, në gjysmëfinale të Nations League, i bën të qarta objektivat e “të kaltërve”.

22:17
Iu bë atentat në Elbasan/ Pasi doli nga burgu në 2017, shkaktoi aksident me pasojë vdekjen me “Range Rover”

Ardian Çollaku, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Bradadeshit në Elbasan pësoi vdekje klinike dhe ndodhet në spitalin e Traumës.

22:06
Konsultimet vazhdojnë: Kush do të qeverisë në Gjermani?

Lufta për një aleancë të re qeveritare në Gjermani ka filluar – në radhë të parë mes socialdemokratëve dhe partive të Unionit CDU/CSU. SPD kërkon që bisedimet të marrin hov.

22:03
“Pandora Papers”/ Gazetarja në Open: Çfarë bëri Kallupi për të marrë 12% të vlerës së tenderit?!

Gazetarja Aleksandra Bogdani e ftuar në emisionin Open në Top Channel dha detaje për “Pandora Papers” , skandalin që ka prekur të gjithë botën.

21:52
Izraeli akuzon Iranin për komplot ndaj biznesmenëve në Qipro

Izraeli e ka akuzuar Iranin për planifikimin e një “akti terrorist” kundër biznesmenëve izraelitë që jetojnë në Qipro.

21:48
“Pandora Papers”/ Gazetarja në Open: Nuk kemi gjetur gjurmë politikani të rëndësishëm shqiptar në dosje

Gazetarja Aleksandra Bogdani e ftuar në emisionin Open në Top Channel dha detaje për “Pandora Papers” , skandalin që ka prekur të gjithë botën.