Seanca ndaj Metës në Kushtetuese, Dervishaj: Dëshmia e radhës se i gjithë procesi hetimor është kryer në shkelje të Kushtetutës

01/02/2022 18:02

Ka rinisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Vetë Presidenti Ilir Meta nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore. Kreu i Shtetit përfaqësohet në këtë seancë nga Këshilltari i tij Ligjor, Bledar Dervishaj dhe Drejtoresha Juridike, Katrin Treska.

Me rinisjen e seancës, mbrojtësi ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishi tha se procesi hetimor ndaj presidentit është jo ligjor dhe në shkelje të kushtetutës.

Ai tha se Erind Mërkuri i zgjedhur nga parlamenti si ekspert i pavarur në komisionin hetimor, sot po merr pjesë në seancë si përfaqësues me autorizim, por përfaqësuesja e mazhorancës Klotilda Bushka, tha se Mërkuri ishte aty ekspert konstitucionalist për natyrën e të drejtës.

Debati me rinisjen e seancës

Bledar Dervishi: Veprimi i autorizimit nga Kryetari i Kuvendit paraqit një tjetër shqetësim për Presidentin e Republikës dhe gjykata duhet ta ketë parasysh në shqyrtimin e themelit të çështjes për fakt se kuvendi, mos gabofsha, e ka zgjedhur si ekspert të pavarur gjatë procesit të hetimit parlamentar. Kjo është një provë tjetër se sa i pavarur ka qenë kuvendi, sa politike ka qenë iniciative në këtë proces të iniciuar, të vlerësuar ligjërish nga komisioni i ligjeve më pas nga ajo strukturë e konsideruar hetimor. Kjo është dëshmi e radhës që i gjithë procesi hetimor ndaj presidentit, kjo i vë vulë anashmërisë shkeljes së kushtetutës, shkeljes së parimeve themelore të shtetit të së drejtës, procesit të rregullti ligjor. Pra nuk ka listë të parime që nuk është shkelur.

Klotilda Bushka: Zoti Erind Mërkuri ka qenë ekspert ligjor gjatë procesit të hetimit në Kuvendin e Shqipërisë dhe është marrë si ekspert të së drejtës konsitucionalistëve sa i përket çështjes së të drejtësisë. Nuk është shprehur mbi vendimmarrjes e Kuvendit dhe sot nën natyrën e autorizimit që ka është vetëm për të bërë komente mbi pyetjet. Ne nuk mendojmë se jemi në kushtet e anshmërisë. Nuk ka aludime për çështje pavarësie apo qëndrime të njëanshme në këtë proces.

Erind Merkuri: Thirrja e tij është e detyrueshme. Kuvendi ka detyrim të thërrasë presidentin. Por thënë kjo, Kuvendi nuk është i lidhur të presë Presidentin.

Klotilda Bushka: Është padiskutim një detyrim, njoftimi për të marrë pjesë në këtë seancë, ashtu si edhe kërkesa për procesin e një kërkesë për shkarkimin e republikës të trajtohet me seriozitet. Detyrim është ta bëj këtë njoftim brenda objektivitet, por nga ana tjetër proces duhet të ecë. Është një kërkesë serioze dhe nuk duhet të mbarojë këtu. I janë ofruar mundësitë presidentit për të qenë në Komisionin e Ligjeve. Po ti referohemi edhe kërkesave të presidentit për të marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve.

Erind Mërkuri: Nuk është qartë pse presidenti nuk përcaktoi një përfaqësues në këtë rast, nisur edhe nga serioziteti i çështjes. (Prania në komisionin e ligjeve)

Pyetja nëntë, Janë rregullat e teknikës legjislative, si rregull shkrimi në njëjës nënkupton edhe shumësinë. Kuvendi nuk bën hetim penal .kjo i takon prokurorisë. Është prokuroria që heton, në rastin tonë prokuroria e posaçëm. Nqs presidenti do të shpallej fajtor, atëherë hynë në lojë procedura parlamentare dhe nëse përbën krim, a është krim i rëndë apo jo.Duke qenë se në këtë rast veprimet e presidentit janë bërë publike dhe nuk kishte nevojë për një hetim të thelluar, afati 3 javor është konsideruar i mjaftueshëm.

Bushka: Ne jemi përgjigjur pikës C, nëse në rolin e presidentit janë konstatuar shkelje dhe a është apo jo ai në kushtet për ta vazhduar këtë funksion?

Dua t’iu sjell në vëmendje se kuvendi s’është as gjykatë e as hetuesi. Komisioni hetimorë s’mund të marri detyra që dalin jashtë natyrës së këtij komisioni. Deputetët s’janë të gjithë jurist. Skema jonë në pikën A B C të hetimit ka qenë e orientuar nga ky model. Shkeljet janë marrë tek e tek, pasojat që sjellin shkeljet janë trajtuar sëbashku.

Marsida Xhaferrlari: Nuk ka pas qëllim të kritikoj skemën e përdorur, dua të kuptoj kufijtë që ka patur kuvendi ndaj komisionit hetimorë. Në kuptim të kohës dhe lëndës.

Erind Mërkuri juristi përzgjedhur nga parlamenti: Origjina e nenit 90 në kushtetutën shqiptare është ajo e kushtetutës italiane. Praktika parlamentare ka patur disa raste por më pas ka ngecur. Mënyrë e formulimit të kushtetutës jonë është se krimi rëndë është vepër penale e s’mund të hetohet nga parlamenti. Duhet më parë të hetohet nga prokuroria e pastaj parlamenti.

Klotilda Bushka: Presidenti pati gjuhë aktive të përsëritur. Nuk kishte asnjë veprim për të reaguar përveçse disa deputetë të cilët çmuan se ishin plotësuar shkaqet për të kërkuar shkarkimin në 2021 e ndryshme nga ajo e 2020. Ndoshta tolerohet një shkelje për herë të parë, patëm e një klimë të mirë bashkëpunimi u tregua tek emërimet e gjyqtarëve kushtetues. Por më pas u tensionua dhe s’kishte çfarë riparoje më tek kjo marrëdhënie. Ishte një situatë jo riparuese, përveç zgjedhjeve të organeve të kuvendit ishte detyrim i kuvendit që ti përgjigjej situatave jo për rastin konkret. Ky ka qenë ndryshimi i 2020 me 2021 rezolutë kërkesë për shkarkim.

Top Channel