Humbja e PSG-së të hënën, ndaj Nice-s, në fazën e 1/16 të Kupës së Francës, ka rihapur debatin nëse Mauricio Pochettino është trajneri ideal për projektin parizien. Sipas informacioneve të “Le Parisien”, drejtuesit e liderit aktual të Ligue 1 tentuan ta shkarkonin trajnerin argjentinas gjatë merkatos së dimrit, por duke qenë se nuk gjetën një zëvendësues, operacioni nuk krye.

Prioriteti i Leonardos për të zëvendësuar trajnerin është Zinedine Zidane. Bisedat mes palëve kanë qenë të rrjedhshme prej kohësh, por Zizou refuzoi të merrte frenat e projektit në një kontekst të komplikuar dhe për më tepër me një skuadër që nuk ishte projektuar prej tij.

Sipas “Le Parisien”, Pochettino do të zëvendësohet, sigurisht nëse nuk ndodh mrekullia, në qershor. Madjde, gazetari Hadrien Grenier raporton se klubi tashmë e ka njoftuar argjentinasin se ai do të largohet në verë.

Një nga provat që shpjegon dëshirën e PSG-së për t’u ndarë nga Pochettino është mosardhja e Ndombelésë në janar. Argjentinasi e kishte kërkuar me ngulm, por mesfushori përfundoi tek Lyoni, çka tregon se PSG nuk dëshiron të plotësojë kërkesat e një trajneri që nuk do të jetë për një kohë të gjatë në Paris.

Pavarësisht eliminimit ndaj Nice-s, dhe siç raporton RMC Sport, pozita e Pochettinos nuk është në rrezik për momentin. Eliminimi i mundshëm nga Reali në Champions League mund të përshpejtojë largimin e tij nga PSG dhe do të befasonte askënd në kryeqytetin francez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA