Dy persona janë lënduar në  lagjen “24 Maji në Vlorë, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.

Ata ndodhen në spital, ndërsa zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje.

“Me datë 01.02.2022, rreth orës 21:10 në lagjen “24 Maji”, në katin e tretë të një pallati, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit  K. Rr., ku si pasojë është  dëmtuar shtetasi K. Rr., dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.”, sipas policisë.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit ndërsa vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave.

Top Channel