Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është arrestuar nga Policia e Kosovës, teksa po shkonte në një emision televiziv.

Kreu i PSD-së goditi me shuplakë një pjesëtar të Policisë së Kosovës në protestën kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.

Molliqaj ka thënë në lidhje me incidentin se përgjegjësia i bie atij, ndërsa ka ndodhur se ai ishte ofenduar  nga policia.

Përveç Molliqajt, edhe aktivisti tjetër i PSD-së, Adem Mengjuani  është arrestuar pasi se sulmoi policin gjatë protestës.

Sipas policisë, Molliqajt i ishte bërë ftesë që të paraqitej në komisariat, gjë që ai se kishte bërë dhe në këtë situatë ata e kanë arrestuar.

Arrestimi i dytë, u krye në orët e mbrëmjes, në dalje të Prishtinës me ç ‘rast, policia arrestoi të dyshuarin; D. M, mashkull 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  për të cilin po ashtu ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022. Ndërkohë që policia e kishte kërkuar në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur,  të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare por i dyshuari nuk e kishte përfillur.

Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin policor dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm procedural, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel