Gjatë orëve të mbrëmjes në Elbasan janë ekzekutuar mbi 25 urdhër arresti, për disa zyrtarë të burgjeve por dhe të burgosur vip. Ata akuzohen se kanë futur në ambientet e burgjeve lëndë narkotike.

Hetimi ka nisur prej disa muajsh. Urdhër arrestet janë për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se urdhër ndalimet janë lëshuar nga një grup prokuroresh nën drejtimin e Drejtuesit te Prokurorise së Elbasanit Kreshinik Ajazi. Arrestimet u kryen nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe njësisë operacionale. Për zyrtarët nën hetim që u shoqëruan nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ka dhe vendim gjykate.

Top Channel