Prishja e banesave tek rruga 5 Maji në kuadër të rindërtimit ka vijuar sërish që prej orës 7 të mëngjesit.

Banorët ishin lajmëruar për të liruar shtëpitë por kishte dhe nga ata që kundërshtuan pasi sipas tyre prishja po bëhet kundër ligjit.

Por pavarësisht procesi vijoi i qetë në njësinë administrative nr. 4 ku fadromat e IMT këtë të martë prishën 9 ndërtesa.

Një ditë më parë banorët e 5 Majit dhe të zonës së Laprakës bllokuan për një orë rrugën tek tregu i Medresesë në shenjë proteste, duke kërkuar dëmshpërblim për banesat e tyre.

Në lagjen e re të ‘5 Majit’ do të strehohen banorët e prekur nga tërmeti i dy viteve më parë. Edhe banorët që do të preken nga ky projekt do të marrin dëmshpërblim të plotë përmes shkëmbimit me një banesë në godinat e reja.

Top Channel