Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Tiranë Durrës në Sukth, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë, e përplasjes është plagosur T. Ç., i cikli ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

“Rreth orës 15:10, në aksin rrugor Tiranë Durrës në Sukth, një automjet tip kamion me drejtues shtetasin A. P., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin T. Ç. Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i automjetit shtetasi T. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

Top Channel