Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas arrestimit të Kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj.

Sipas tij kjo është një hakmarrje e pastër politike nga ana e Kurtit, të cilët guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike.

“Arrestimi i dhunshëm i Kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj, ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike; prandaj ky akt, për mua dhe LDK-në është i papranushëm dhe kundër standardeve bazike të demokracisë.

Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura.

I bëj ftesë organeve të rendit të ruajnë integritetin e tyre profesional e të pavarur dhe të mos bëhen pjesë e këtij teatri politik të një Qeverie paranoike”, shkruan Abdixhiku.

Top Channel