Sfida e profesorit/ Kërceu vallen shqiptare dhe u bullizua. Sot të gjithë janë pro

01/02/2022 19:50

Bullizmi në rrjete sociale ka prekur profesorin Lulzim Paci nga Vushtria e Kosovës. Ai publikoi në Tik Tok një video duke kërcyer një valle tradicionale në shtëpinë e tij, me shkrimin “traditat kombëtare nuk harrohen”.

Por deputetja Fjolla Nujkani e ka quajtur profesorin jo të denjë për të edukuar nxënësit e gjimnazit “Eqrem Cabej”, pasi video kishte veprime të pahijshme e degjeneruese.

Në një intervistë për Wake up në Top Channel, profesori tregoi ndjesitë e përjetuara nga kjo video e kthyer në virale.

Megjithatë, brenda 24 orëve situata u përmbys. Nga komentet negative, shqiptarët nisën një fushatë mbështetëse për profesorin e Tik Tokut.

Top Channel