Bastiset shtëpia e anëtarit të Hamas/ Ai vrau një Izraelit dhe plagosi dy të tjerë para se të vritej në 2021

02/02/2022 02:20

Forca izraelite të sigurisë rrethonin sot shtëpinë e një sulmuesi te vrare palestinez të grupit Hamas, në zonën e aneksuar të Jeruzalemit Lindor.

Abu Shkaidam kishte qëlluar për vdekje një guidë turistike izraelite para se të vritej nga forcat e sigurisë vitin e kaluar. Më shumë se 150 ushtarë e policë izraelitë erdhën sot për të shkatërruar shtëpinë e anëtarit të vdekur të Hamas në Rripin e Gazës.

Policia tha se rezidentët qëlluan me gurë oficerët, duke bërë që ata të përdornin “mjete të shpërndarjes së turmave”. Pamjet e regjistruara nga vendasit tregonin ushtarët me veshje të rënda që shponin vrima në muret e një ndërtese disa katëshe.

Policia tha meqënëse apartamenti i sulmuesit ishte pjesë e një ndërtese disa katëshe banimi, shkatërrimi i shtëpisë do të bëhej vetëm nga brenda.
Më pas ushtarët mbyllën shtëpinë dhe shkruan ‘Mos hy’ në derën e saj në arabisht.

Shkaidam kishte vrarë një izraelit në Qytetin e Vjetër të Jerusalem dhe plagosi dy civilë, para se të vritej nga forcat e sigurisë në nëntor 2021, sipas policisë izraelite.

Sot në një raport të grupit të të drejtave Amnesty International, deklarohej se ligjet e Izraelit, politikat dhe praktikat e përdorura kundër palestinezëve, janë regjim aparteidi.

Top Channel