Lyoni fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Olimpikut të Marsejës në ndeshjen e prapambetur, në fakt e luajtur vetëm për pak minuta, për shkak të goditjes së Dimitri Payet nga një tifoz i Lyonit.

Pjesa e parë në Stadiumin Olimpik të Lyonit u mbyll me epërsinë e marsejezëve, që e zhbllokuan rezultatin që në minutën e Guendouzin, i shërbyer nga Payet. Gjithsesi, futbollistët vendës reaguan me forcë gjatë pjesës së dytë, duke shënuar dy herë me Xherdan Shaqirin në të 76-tën dhe Dembelenë në të 89-tën.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Lyonit në Ligue 1, që e afron edhe më shumë skuadrën e drejtuar nga Peter Bozs me zonën evropiane.

Top Channel