Tendencën në rënie të numrit të qytetarëve të infektuar me koronavirus e konfirmon edhe drejtoresha e Institutit të shëndetit Publik ,ndonëse pak e rezervuar, për shkak të transmetueshmërisë së lartë që shfaq omicron dhe se jemi ende në një situatë jo pak të rëndësishme.

Mutacioni më i ri është BA2 i cili është shfaqur edhe në Italinë fqinje  dhe ka transmetueshmëri më të lartë se sa vetë omicroni .Por tanimë qytetarët duket sikur janë më të relaksuar se mendojnë se Omicron kalohet më lehtë pasi nuk prek mushkëritë.

Edhe pse sundon Omicron sërish vdekshmëria në Shqipëri është e lartë mesatarisht 6 persona çdo 24 orë në mes tyre edhe të vaksinuar.

Ndërkohe Britania ,Danimarka Franca dhe Irlanda po shkojnë drejt lirimit të masave kufizuese.

Top Channel