Reshjet e dëborës, ja si paraqitet situata në aksin rrugor Korçë-Pogradec

01/02/2022 14:49

Muaji Shkurt ka nisur me reshje shiu dhe dëbore në disa qarqe të vendit tonë.

Në pamje duket se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, nuk ka problem në qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë janë në terren me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Java e parë do të jetë e ftohtë, por jo ai lloj i ftohti polar që përjetuam në fundin e janarit.

ARRSH ka bërë me dije se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në: Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë-Leskovik, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Tamarë-Vermosh, Dedaj-Razëm, Bogë-Theth, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

Ndër të tjera, theksohet se drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel