Një kamion ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga në Bilisht. Drejtuesi i mjetit nuk është lënduar fatmirësisht.

Lëvizja në këtë pjesë është me një sens kalimi, pasi gjysma e kamionit është në rrugë, ndërsa po punohet për ta nxjerrë nga kanali.

Nuk dihet ende shkaku i rrëshqitjes së kamionit, ndërsa shkak mund të jetë edhe lagështira në rrugë e shkaktuar nga reshjet që përfshinë vendin.

Top Channel