Në takime të mbyllura emisarët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës takuan liderët e partive opozitare.

Fillimisht në Ambasadën e SHBA-ve, u prit kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. I cili pas takimit përmes rrjeteve sociale tha se partia që ai e udhëheqë mbështetë dialogun si mekanizëm për arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen e ndërsjellë.

Ndërkohë që i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se në takim ka potencuar se marrëveshja finale arrihet me përfshirjen direkte të SHBA-së në procesin e dialogut.

Pa dhënë shumë detaje për takimin edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u shpreh se mbështetë dialogun Kosovë – Serbi, përfundimi i të cilit është njohja reciproke.

E pas këtyre takimeve, po pritet që Kosova duhet të japë disa përgjigje për çështje të caktuara.

Dritëro Arifi – profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare: Zgjedhjet serbe që do të mbahen me tre prill, kjo do të jetë një pyetje e hapur se a do t’i pranojë Kosova apo jo me tre prill mbajtjen siç është bërë edhe më herët. Dhe pika tjetër për të cilën pritet përgjigje është edhe çështja e
Asociacionit të Komunave Serbe.

I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së për rajonin, Gabriel Escobar përfundojnë vizitën në Kosovë të mërkurën.

Top Channel