Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Një agjent policie denoncon se është kërcënuar gjatë hetimeve për protesten e 8 janarit të mbajtur në selinë e PD.
Siç bëjnë me dije burimet e Top Channel, Alket Pashaj shpjegon se mbasi arrestoi protestuesin Stivi Luku, efektivi u telefonua nga babai i të riut.
‘Ai më telefonoi në numrin e punës mbasi unë kisha kryer veprimet proceduriale dhe më tha ; Alket Pashaj nuk e ke idenë në çfare sikleti i ke futur fëmijët e tu. Po nuk më nxore djalin tani nga burgu unë do të zhduk ty dhe fëmijët e tu” thotë oficeri i policisë në kallëzim.
Policia mbasi i pyeti të gjitha palët është e bindur se oficeri u telefonua për tu shantazhuar.
I vënë nën presion nga ky shtetas që e ka paralajmëruar se do ta gjente kudo që të ishte , oficeri i ka treguar se ndodhej në krye të detyrës dhe se kërcënuesi mund të paraqitej në drejtorinë vendore Tiranë. Me kërkesën që ti nxirrte djalin nga policia , të njejtat kërcënime Gazmir Luku ia ka shqiptuar edhe përballë.
Pasi gjykata i ka liruar të gjithë, babai i të arrestuarit siç thotë oficeri Alket Pashaj u telefonua përsëri jo vetëm duke u kërcënuar por edhe duke u ironizuar.
“Djalin tim e nxora nga burgu , prandaj gjej vend dhe futu se ta di shtëpinë dhe fëmijët ku i ke” , i shkroi mbas vendimit të gjykatës babai i protestuesit të 8 janarit.
Por shtetasi Gazmir Luku këmbëngul se mbasi e pyeti oficerin se përse ja kishte arrestuar të birin , polici iu përgjigj; “Kështu kam dashur” , ndaj kjo fjali e ka shtyrë t’i shkruajë në telefon.
Top Channel