Aktorët, prova në të ftohtë/ Teatrit Migjeni i mungon ngrohja, në dimër nuk jepen shfaqje

01/02/2022 19:46

Të mbështjellë mirë me xhakovento shall dhe kapuç. Këta janë aktoret e teatrit “Migjeni” që po bëjnë provat për shfaqjet e radhës.

 

I ftohti i madh detyron teatrin të pezullojë shfaqjet në muajin Janar – Shkurt por pergatitjet nuk mund të shtyhen.

Në keto 30 vite asnjëherë nuk është bërë një investim i plotë në tempullin e artit dhe kulturës së Shkodrës. Një pjesë e sistemit ngrohës është ai i 70 viteve më parë.

Top Channel