14:05
Greqia mbështet Kosovën: Të liberalizohen vizat!
Ambasadorja Chryssoula Aliferi, drejtuesja e Zyrës ndërlidhëse të Athinës në Prishtinë, pohoi për Radion Europa e Lirë se Greqia mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe në rrugën e saj europiane, edhe pse pozicioni i vet kundrejt pavarësisë, “mbetet i pandryshuar”.