E mërkurë, 11 Gusht 2021
07:07
SHBA, projektligji për të drejtën e votës ngec në Senat

Republikanët në Senat bllokuan votimin për një projektligj mbi reformimin e të drejtave të votimit në fillim të kësaj vere, pjesë e një beteje më të gjerë që po zhvillohet nëpër shtete të ndryshme, midis demokratëve dhe republikanëve për rishikimin e ligjeve elektorale, pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Republikanët po bëjnë thirrje për mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve, ndërsa demokratët duan të zgjerojnë qasjen për votuesit.

06:42
SHBA me një mesatare prej 100 mijë infeksionesh në ditë

Shtetet e Bashkuara po shënojnë tashmë mesatarisht më shumë se 100,000 raste të reja me COVID-19 në ditë, shifra më e lartë që nga muaji shkurt kohë kur vaksinat që luftojnë virusin u vunë për herë të parë në dispozicion të publikut të gjerë.

06:26
Zbuloni si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës

Vezët janë një burim i shkëlqyer proteine dhe konsiderohen një ushqim i thjeshtë, që nuk të lë kurrë në baltë, përmbushës por edhe i shijshëm. Në vitet 70’ vlerat e vezëve u përbaltën pas pretendimeve se ato rrisin nivelin e kolesterolit në gjak. Por studimet shkencore të mëvonshme, rikthyen vlerësimin e vezëve dhe sugjeruan se ato janë jo vetëm të mira për zemrën por edhe ofrojnë një sërë përfitimesh. Studime të ndryshme nga Universiteti i Konektikat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën në dy konkluzione.

06:03
Si ndikon i nxehti tek diabetikët/ Çfarë duhet të keni kujdes

Me mbërritjen e temperaturave të nxehta zakonisht uria e tepërt ndalon dhe trupi ndihet i ngopur më shpejt. Kjo pikërisht për shkak të vapës e cila bën që organizmi të ngopet dhe lodhet më shpejt. Kështu kaloritë dhe karbohidratet që ju shëndoshin nuk janë një kërcënim i vazhdueshëm në këtë periudhë të vitit.

05:30
Pse duhet të hani karrota çdo ditë/ Vlerat e mira për organizmin

Në fillimet e kultivimit të saj, njerëzit e përdornin karrotën për kura mjekësore. Më vonë e kuptuan se ajo kishte një potencial të shkëlqyer në kuzhinë.

05:05
Ngrirja e muskujve të qafës/ Trajtimet e duhura në kushtet e shtëpisë

Kontraktimi apo siç njihet, ngrirja e qafës është një problem që mund t’i ndodhë kujtdo. Na ka ndodhur të gjithëve të zgjohemi një ditë të bukur dhe të ndiejmë dhimbje sepse siç thuhet në gjuhën popullore “kemi zënë qafën keq.”

03:46
Shpërthimi më i madh pas Wuhan, varianti Delta rikthen panikun

Varianti Delta ka dalë jashtë kontrollit duke rikthyer edhe një herë panikun në botë. Kryeqyteti kinez përjetoi shifrat më të larta prej shtatë muajsh ditën e sotme,

03:23
Zhduket në mënyrë misterioze mostra e shkëmbit nga Marsi

Roveri Perseverance i NASA -s u përpoq të mblidhte mostrën e parë të shkëmbit në mars të premten, por doli bosh. Perseverance shpoi një vrimë në shkëmb, u tërhoq dhe më pas zbuloi se mostra e shkëmbit ishte zhdukur. Kontrollorët e misionit mendojnë se shkëmbi reagoi papritur, jo se rover bëri një gabim.

02:44
Aktorja e njohur diagnostikohet me sklerozë të shumëfishtë

Aktorja amerikane fituese e çmimit Emmy, Christina Applegate është diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë dhe, siç tha ajo, po përballet me një “rrugë të vështirë”.

02:20
Kurti apel mërgatës: Regjistrohuni për votime në zgjedhjet e 17 tetorit

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka bërë sot thirrje mërgatës shqiptare që të regjistrohet për votim në zgjedhjet lokale.

01:50
Regjistrohet numri më i lartë i rasteve ditore me COVID-19 në 6 muajt e fundit në Izrael

Në Izrael është regjistruar numri më i lartë i rasteve ditore në 6 muajt e fundit me COVID-19.

01:42
Gjermani, planifikohet zbatimi i rregullave të reja në luftën kundër COVID-19

Në Gjermani planifikohet të zbatohen disa rregulla të reja në luftën kundër COVID-19.

01:21
Shkon mbi 4,48 miliardë numri i dozave të vaksinës të administruara në gjithë botën

Numri i vaksinave të COVID-19 që janë administruar në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4,48 miliardë.

00:59
Zjarre aktive në shtatë qarqe/ Operacionet nga ajri u përqëndruan në Thirrë

Autoritetet njoftuan në mbrëmje për situatën e zjarreve në vend duke evidentuar vatrat në shtatë qarqe të Shqipërisë. Në Vlorë në Gadishullin e Karaburunit dhe fshatin Dukat, zjarri vijon akoma.

00:46
Tuchel: Abraham kërkon më shumë minuta, ndoshta ishte faji im…

Në prag të Superkupës së Europës, kundër Villarrealit, trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, foli edhe për situatën e Tammy Abrahamit, qendërsulmuesit anglez me origjinë nigeriane, i cili kërkohet me ngulm nga Mourinho te Roma, për të zëvendësuar Edin Dzekon, që pritet të zyrtarizohet së shpejti tek Interi.

00:37
Nëse kalon Shamrockun, ky do të jetë kundërshtari i Teutës

Nëse Teuta e Durrësit do të bëjë mrekullinë përballë Shamrock Rovers, në fazën play off të Conference League do të ketë përballë skuadrës estoneze Flora Talin.

00:23
Lukaku parakalon Neymar-in, bëhet lojtari për të cilin janë shpenzuar më shumë para

Askush si Romelu Lukaku në futbollin europian. Me transferimin nga Interi te Chelsea për 115 milionë euro, shtatlarti belg është shndërruar në futbollistin për të cilin janë shpenzuar me shumë para në merkaton e transferimeve duke parakaluar edhe brazilianin Neymar i cili deri pak ditësh ruante primatin që nga momenti që firmosi me Paris Saint Germain.

E martë, 10 Gusht 2021
23:58
Zyrtare, Broja huazohet te Southampton për 1 sezon

Armando Broja është zyrtarisht një lojtar i Southmaptonit. Lajmi po qarkullonte prej disa ditësh, por tashmë ka marrë edhe nuanca formale me talentin shqiptar që i është bashkuar shenjtorëve. 19-vjeçari është huazuar nga Chelsea për tek skuadra e Hasenhuttl ku do të qëndrojë për gjatë gjithë sezonit 2021-2022.

23:44
Grealish: Jam bërë pjesë e klubit më të suksesshëm të dekadës së fundit, rinovon John Stones!

Më 5 Gusht Jack Grealish kaloi nga Aston Villa tek Manchester City për një shifër marramendëse. “The Citiziens” paguan 117.5 milion euro për kartonin e 25 vjeçarit i cili nënshkroi me “Sky Bluyes” deri në vitin 2027. Pas dëbutimit në Superkupën e Anglisë tashmë ka ardhur edhe intervista e parë e anglezo-irlandezit si një futbollist i Manchester City duke treguar se me sa emocione i dha lamtumirën e tij Aston Villas.

23:25
Të vaksinuar ose të testuar negativë, kushti për të ndjekur ndeshjet e Premier League-s

Tifozët e futbollit, që duan të ndjekin nga afër ndeshjet e Premier League-s, duhet të tregojnë në sportelet e stadiumeve prova që janë vaksinuar ose kanë kryer testin dhe kanë rezultuar negativë ditët e fundit. Ky është vendimi që ka marrë Liga elitare e futbollin në Angli, për të parandaluar infektimet nëpër impiante.

22:55
Facebook mbyll llogari dezinformuese të lidhura me Rusinë

Kompania Facebook njoftoi më 10 gusht se ka mbyllur një rrjet prej dhjetëra profilesh në Facebook dhe Instagram nga Rusia në lidhje me dezinfomimin për vaksinat kundër COVID-19.

22:51
Zjarret në qarkun e Kukësit/ Situata vijon problematike

Zjarri në qarkun e Kukësit në disa zona vijon të jetë aktiv. Nga  pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se në malin sipër tunelit të Kalimashit zjarri është fikur, por është duke u mbajtur nën vëzhgim për të shmangur një riaktvizim të vatrave.

22:45
Këndimi nën dush zvogëlon nervozizmin

Të kënduarit nën dush mund të rrisë mirëqenien tuaj të përgjithshme. Ky aktivitet mund t’ju bëjë më të lumtur, më vigjilent dhe më energjik, ka treguar studimi i Harvey Water Softeners.

22:38
OBSH: T’i jepet fund pabarazisë në furnizimin me vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje udhëheqësve botërore që të angazhohet për të rregulluar qasjen e barabartë në vaksina kundër COVID-19, në mënyrë që të parandalohet një valë e re e të infektuarve para muajit tetor.

22:30
Hajdari merr vendim që të hetohet importi i bllokave nga Serbia

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka marrë vendim që të bëhet hetim zyrtar për importin e bllokave nga Serbia.

22:15
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, dyshohet për dy të plagosur

Dy persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur sonte në Gjakovë, pas të shtënave me armë zjarri.

22:03
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të vendit janë me vatra aktive. Përfshihet nga flakët edhe lugina e Valbonës

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të situatës së zjarreve në vend, për ditën e sotme. Bëhet e ditur se në vend gjithsej janë 7 vatra aktive dhe në disa prej tyre situata është ende problematike.
Po ashtu një vatër zjarri është aktivizuar edhe në luginën e Valbonës. Në vendin e quajtur Dragobi, janë raportuar disa vatra zjarri në vende të ndryshme në të njëjtën kohë. Forcat janë duke punuar, por si pasojë e terrenit është shumë e vështirë.

22:00
Selimi zbulon bisedën te zyra e Merkelit mes Ramës dhe Haradinajt

Ish-ministri i Drejtësisë nga AAK-ja Selim Selimi i është kundërpërgjigjur sot kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se Ramush Haradinaj ia humbi Kosovës mundësinë e heqjes së vizave.

21:45
Arrestohet një zyrtar i gjendjes civile në Pejë

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) – Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka arrestuar sot personin me inicialet H.G., (1958) mashkull kosovar, zyrtar i gjendjes civile në KK Pejë.

21:30
Bllokohet ura Tower në Londër

Ura e famshme Tower në Londër ka ngecur në pozicionin e saj të hapur për herë të dytë në një vit për shkak të një defekti teknik, duke shkaktuar bllokime të mëdha trafiku në të dy anët e lumit Thames.

21:15
Vdes një i burgosuri në Dubravë, ishte i dënuar me 11 vite

Një i burgosur ka vdekur sot në Spitalin Rajonal të Pejës.

21:00
Plagoset një burrë, ishte roje në një shtëpi në Qagllavicë

Është plagosur një burrë i cili ishte i angazhuar si roje në një shtëpi në Qagllavicë.

20:45
Google po bën ndryshime të mëdha për të mbrojtur të miturit

Google po bën ndryshime në Youtube dhe aplikacione të tjera për të mbrojtur fëmijët midis moshës 13 dhe 17-vjeç.

20:44
Zjarret/ Yuri Kim: Ekspertët amerikanë kanë ardhur në Shqipëri dhe po…

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim me anë të një deklarate foli mbi situatën e zjarreve në Shqipëri.

20:30
Për 45 milion euro Chelsea bie dakord për largimin e sulmuesit të tyre

Roma raportohet se ka arritur marrëveshje për transferimin e Tammy Abraham nga Chelsea , raporton gazetari i “Sky Sport” Gianluca Di Marzio.

20:15
Lionel Messi shkon të PSG, arrihet marrëveshja, prezantimi bëhet të mërkurën

Lionel Messi do të jetë një futbollist i Paris Saint Germainit. Sulmuesi argjentinas që mesditën e së dielës i tha lamtumirën mes lotëve Barcelonës ka arritur akordin me klubin parizien për kalimin e tij në Ligue 1 ku ai do të bashkohet me mikun e tij Neymar pas 4 vitesh. Sipas të përditshmes franceze L’Equipe’, Lionel Messi do të nënshkruajë me transalpinët një kontratë 2 vjecare pasi të ketë kryer vizitat mjekësore, me prezantimin që pritet të bëhet ditën e mërkurë.

20:06
Durrës/ Tentoi të vinte një ndriçues në shtyllë, bie nga lartësia dhe përfundon në spital punonjësi i gomisterisë

Një 35-vjeçar, nga Durrësi, ka përfunduar në spital, pasi ka pësuar një aksident. Policia bën  me dije se ai ishte duke vendosur një ndriçues në një shtyllë, kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë.

20:03
Nesër do të ketë ndërprerje të energjisë, ja cilat zona të Tiranës preken

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se , ditën e nesërme, në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

19:58
Jaho në filmin e Jan Schmidt-Garre/ Tri artiste të operas në “Zjarri i Shenjtë”, në tetor shfaqet në kinema

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare sopranoja Ermonela Jaho, do të jetë pjesë e filmit të zhanrit dokumentar me titull “Zjarri i shenjtë” të regjisorit Jan Schmidt-Garre.

19:56
Zvogëlohen kreditë e këqija, shënojnë nivelin më të ulët që nga viti 2008

Huat me probleme kanë shënuar rënie të ndjeshme në qershor, duke dëshmuar për një përmirësim të aftësisë paguese të individëve dhe bizneseve në vend.

19:44
Mekanizma detyrues për vaksinën/ Propozimi i Binos: Duhet për institucionet qeveritare, shëndetësore dhe arsimore

Mutacioni Delta po kërcënon çdo ditë e më shumë me shpejtësinë e përhapjes së tij edhe Shqipërinë, e cila deri më tani ka vaksinuar vetëm 30 % të target grupit që duhet të vaksinohet.

19:40
‘Shumë vende të Paqësorit do të zhduken’, shkencëtarët ngrenë alarmin

Ngrohja globale mbi 1.5 gradë Celsius do të jetë “katastrofike” për vendet ishullore të Paqësorit dhe mund të çojë në zhdukjen e shumë prej tyre për shkak të rritjes së nivelit të detit brenda shekullit, kanë paralajmëruar ekspertët.

19:36
“Mund të përhapet shpejt”/ Shënohet viktima e parë nga virusi i ri vdekjeprurës

Virusi Marburg i ngjashëm me Ebola me 88% të vdekshmërisë “mund të përhapet shumë” pas rastit të parë në Afrikën Perëndimore.

19:34
Dy vatra të reja në Kalimash/ Vijon puna për izolimin e zjarreve për të mos rrezikuar tunelin

Zjarret mbi tunelin e Kalimashit mbrëmjen e së hënës morën përmasa të frikshme të ndihmuara nga era aq sa per pak situata do te dilte jashtë kontrolli. 

19:33
Një birrë falas për çdo të vaksinuar, nisma në Kosovë. Në botë ofrohen edhe lopë

Një birrë falas për këdo që tregon dëshminë e vaksinimit. Kjo është nisma që një lokal në Prishtinë ka ndërmarrë për të stimuluar vaksinimet në vend.

19:28
“Mbytuni në sanksionet tuaja, qenër amerikanë”/ Lukashenko ‘shpërthen’ para mediave

Në një konferencë të rrallë për shtyp Presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko tha se Britania mund të shkojë të “mbytet” në sanksionet që ka vënë. 

19:26
Shtatzënat të vaksinohen! Po rritet numri i shtrimeve në spital

Një numër rekord i grave shtatzëna u shtruan në kujdesin intensiv me Covid muajin e kaluar, tregojnë të dhënat, pasi mjekët ngritën shqetësime për hezitimin për bërjen e vaksinës tek nënat në pritje.

19:22
Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Izraeli ishte zhgënjim për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se njohja e Kosovës nga Izraeli ishte një zhgënjim për Serbinë.

18:53
Elbasan/ Banesa shkrumbohet nga flakët, ja dyshimet e para të policisë (Fotot)

Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe për pasojë është djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lleshan në Elbasan dhe banesa ishte në pronësi të një 70-vjeçari.

18:46
“Për ata që kanë gjetur tradhtarin te unë”/ Rama: Kam kërkuar në zemër të Serbisë njohjen e Kosovës, s’heq dorë nga “Ballkani i hapur”

Komentet  negative në  rrjetin e tij social  në  foton  me dy kampionet e arta olimpike të Kosovës detyruan Edi Ramën të replikonte me  miqtë e tij virtual matanë kufirit. Atyre të cilët e etiketojnë si tradhtar  u kujton kërkesën e bërë në zemër të Serbisë.

18:41
Marrin flakë gomat, dëme materiale dhe ndotje ajri nga tymi i zi në Fushë Krujë

“Rreth 15 orë pas zjarrit që ra në Fushë Krujë, në një pikë të grumbullimit të gomave të përdorura të automjeteve, flakët vazhdojnë dhe tymi toksik po përhapet pothuajse në të gjitha lagjet e qytetit. Megjithatë gjithçka është vënë nën kontroll. Banesat dhe kabina elektrike që ndodhet ngjitur me objektin nuk janë më në rrezik”.

18:31
Hetimet për ngacmim seksual/ Gurvernatori i New York-ut jep dorëheqjen

Guvernatori i New York-ut, Andrew M. Cuomo tha se për 14 ditë do të jepte dorëheqjen. Kjo deklaratë  tij vjen pas një hetimi disa mujor, i cili vërtetoi se ai kishte ngacmuar seksualisht gati disa gra.

18:07
Messi në Paris për të nënshkruar kontratën me PSG-në, mijëra tifozë e presin në aeroport

Historia e nënshkrimit të Lionel Messit me Paris Saint-Germain pati një fund të lumtur!

17:56
Qeveria e SHBA-së do të ndajë dokumente sekrete me familjet e viktimave të “11 shtatorit”

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, njoftoi se do të rishikojë dosjet lidhur me sulmet terroriste të “11 shtatorit” dhe se qeveria e SHBA-së do të ndajë me familjet e viktimave dokumentet që ka mbajtur sekret.

17:41
“Bota po digjet”, NASA sjell pamjet aktuale të planetit në flakë

Kjo që shihni është harta që ka publikuar NASA të zjarreve në botë. Sikurse shihet pjesët e kuqe tregojnë vendet ku zjarret janë aktive ose temperaturat janë shumë të larta.

17:33
Çifte duke kërcyer e fëmijë me këpucë në duar/ Qytetarët e Venecias argëtohen në sheshin San Marco gjatë përmbytjes

Sheshi San Marco i famshëm në Venecia është përfshirë nga përmbytjet gjatë natës.

17:25
Greqi/ 22-vjeçari ther me thikë shokun e ngushtë se i mori të dashurën, ja çfarë shkroi në foton që postoi pas krimit

Komuniteti lokal i Serres është i tronditur nga krimi i rëndë i një 22-vjeçari, i cili për një motive banale theri shokun e tij 20-vjeçar në sheshin e fshatit Ano Kamila, në Greqi.

17:16
Rriten ndjeshëm shifrat/ MSH: 220 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 220 raste të reja me koronavirus, por fatmirësisht nuk kemi humbje jetësh. Në krahasim me ditën e djeshme kur regjistroheshin vetëm 69 raste të reja, sot kemi një rritje të ndjeshme me 220 raste, pra 151 raste më shumë.

17:09
Rritje e rasteve në Bosnje Hercegovinë, 159 të infektuar në 24 orë

159 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Bosnje Hercegovinë, pas 2,442 testimesh.

16:50
Ç’po ndodh? Fifi shfaqet në gjendje të rëndë dhe me maskë oksigjeni (Fotot)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur shqiptare Fifi ka shqetësuar të gjithë fansat e saj.

16:47
Denoncimet e qytetarëve parandalojnë 98 aksidente në 10 ditët e para të gushtit

98 aksidente janë parandaluar në 10 ditët e para të muajit nga denoncimi i qytetarëve në polici.

16:43
Tiranë/ I vihen prangat tre personave, dy procedohen penalisht. Kush është 31-vjeçari që akuzohet për ngritjen e një skeme mashtrimi (EMRI)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona, si dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë për vepra të ndryshme penale.

16:30
Fier/ Arrestohen 5 persona, u kapën në flagrancë duke shkëmbyer kokainë

Policia e Fierit në kuadër të operacionit të koduar “Ofiçina”, ka vënë në pranga pesë persona, pasi janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer lëndë narkotike.

16:21
Pamjet/ Aktivizohet vatër zjarri në fshatin Domgjon

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në pyllin e fshatit Domgjon, bashkia Mirditë.

16:09
Një njeri që e do Shqipërinë!

Nga Anila Hoxha

16:06
Kosovë/ Dy viktima dhe 562 raste të reja me covid-19

Dy viktima nga koronavirusi janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

15:45
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli vizitë në Doganën e Durrësit

Gjatë takimit me doganierët e kësaj Dege Gazheli diskutoi mbi punën e përditshme, pasi Durrësi është pika kryesore hyrëse detare në vend.

15:41
Beteja me flakët në vend, Ambasadorja e SHBA-së takim në Pashaliman me ministrin dhe Haki Çakon

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ndodhet ditën e sotme në Pashaliman, ku u takua me ekspertët e USAID që po japin kontributin e tyre në betejën me flakët, ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Haki Çakon.

15:30
Murrizi çon në SPAK ish zyrtarët e LSI/ Për tenderin 6 mln euro për ujin në Divjakë dhe 4.5 mln euro për lopët e ardhura nga Danimarka

Myslim Murrizi trokiti sërish në SPAK  për të depozituar një  kallëzim kundër ish-ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti  dhe ish- sekretarin e Përgjithshëm të kësaj ministrie, Vojo Bregu.

15:22
Fluks pacientesh në pediatri/Lezhë, shumica me viroza të stinës, por edhe raste me COVID

Çdo ditë në urgjencën pediatrike të spitalit të Lezhës paraqiten afërsisht 85 fëmijë me infeksione të aparatit tretës.

15:18
“Zjarrvënësi, ndëshkim si terrorist”/ Propozimi i zv/kryeministrit Erion Braçe! Policia: 15 të arrestuar, 16 të proceduar

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pyjeve , ndëshkohet me 4 deri në 8  vite burg. 

15:13
A mund ta fitojë Kosova paqen? Rama: E kanë gjetur tradhtarin tek unë, kam kërkuar në zemër të Serbisë njohjen e Kosovës!

Kryeministri Edi Rama në një shkrim të gjatë në facebook, flet për marrëdhëniet me Kosovën, ndërkohë që sulmohet pas nismës Ballkani i Hapur.

15:10
Situatat nga zjarret/ Disa vatra në veri dhe në jug të vendit janë më problematike

Po vijon me intensitet puna nga toka dhe nga ajri për shuarjen e zjarrit në “Majën e Rrunës”, njësia administrative Malzi. Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë mundësuar izolimin e vatrës tek zona Qafa e Kumbullës, ndërsa FSK e Kosovës janë përqendruar nga ana e Lakut të Mollës, e cila vijon të jetë aktive me intensitet të lartë, në pjesën që është në kufi me Pukën.

15:06
Riaktivizohet vatra e Karaburunit/ Mamaj: Zjarret të qëllimshme, dje u fikën, ndërsa në mesnatë u ndezën

Një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të pishave të Llogorasë mëngjesin e së martës.

15:03
Pamjet e tentativës së arratisjes/ Hap pas hapi, si Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri po zbatonin planin, qëlluan policin me çengel 

Këto janë çastet kur në orën 15:00 hapen dyert e qelisë dhe prej andej del me një çantë në dorë Fatmir Pjetri.

14:50
Gjyqi i mashtruesve/ Lihet në fuqi vendimi i shkallës së parë për dy kamerunasit dhe dy shqiptarët

Sot është mbajtur seanca e radhës gjyqësore dhe është lënë në fuqi vendimi i shkallës së parë “arrest me burg” për Donald Anu, Marie Atiock, Fatbardh Danjën dhe Xhentil Kupen.

14:37
Kundërshtuan marrëveshjen Kosovë-Serbi në 2013-ën/ Ministri dhe 12 të tjerë sot para gjykatës, goditën policinë me sende të forta

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe 12 të tjerë pritet të dalin sot para gjykatës nën akuzat se në qershor të vitit 2013 kishin hedhur gurë, ngjyrë, sfera të qelqit, shishe, mjete piroteknike në drejtim të pjesëtarëve të Policisë ku morën plagë të lehta katër policë.

14:33
Dy aksidente, një ngacmim seksual me të mitur/ Çfarë ndodhi orët e fundit në Gjirokastër

Një person, i identifikuar me inicialet Sh.S., është arrestuar në Gjirokastër pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

14:22
Kanabis në makinë, prerje e pyjeve dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt/ Arrestohen 4 persona në Korçë

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës për vepra të ndryshme penale.

14:08
Messi-PSG, ja pse lejohet në aspektin financiar

Messi te PSG, mund të bëhet, edhe në aspektin financiar.

14:02
I sëmurë prej vitesh në qeli, ndërron jetë 84-vjeçari i burgosur në Kosovë

Një i burgosur ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare në Kosovë.

13:56
“Sa e ke pazarin për një natë?”/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen” i bën të papritur ndjekësve: Dru pas qafe apo…

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antoneta Koçi, ka zbuluar së fundmi mesazhet që merr nga ndjekësit meshkuj që ka në “Instagram”. Ajo nuk ka ngurruar që të tregojë profilin e tyre në “Instasatory”-n e saj.

13:53
Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin, zjarrfikësja ndërhyn për të nxjerrë të plagosurit nga makinat

Një aksident i rëndë automobilistik u regjistrua në aksin nacional Elbasan-Peqin në fshatin Vidhas. Dy mjete një tip “Benz” dhe nje “Ford”janë përplasur, ndërsa ka mbetur i plagosur njëri nga drejtuesit e mjeteve.

13:41
Marrin flakë gomat/ Dëme materiale dhe ndotje ajri nga tymi i zi në fushë Krujë

Rreth 15 orë pas zjarrit që ra në Fushë Krujë, në një pikë të grumbullimit të gomave të përdorura të automjeteve flakët vazhdojnë dhe tymi toksik po përhapet pothuajse në të gjitha lagjet e qytetit.

13:37
Padia e Murrizit, reagon Panariti: Korrigjo shënjestrën e opozitarizmit

Edmond Panariti ka reaguar pas kallëzimit që ka dorëzuar në SPAK Myslim Murrizi për të dhe Vojo Brengun pasi pretendon se ka kryer korrupsion me paratë publike, shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së pjesmarrësve në tender.

13:29
Vitrina e librit/ Njëri nga ne po gënjen – Karen M. McManus

NJË I VDEKUR, KATËR TË DYSHUAR – DHE NJËRI PREJ TYRE PO GËNJEN

13:26
Vijon beteja me flakët në disa zona të vendin tonë/ Policia e Shtetit bën bilancin: 15 të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme që nga 25 korriku

Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili në një deklaratë për mediat ka bërë një bilanc të të arrestuarve për zjarrvënie në vend, ku që nga 25 korriku janë vënë në pranga 15 persona.

13:25
Vitrina e librit/ Parime – Ray Dalio

Ray Dalio është një nga investitorët dhe sipërmarrësit më të suksesshëm në botë. Ai ndan parimet e pazakonta që i ka zhvilluar, përsosur dhe përdorur përgjatë dyzet viteve të fundit për të krijuar rezultate unike si në jetë edhe në biznes dhe që mund t’i përdorë çdokush për të arritur qëllimet e tij.

13:20
TikTok shpallet aplikacioni më i shkarkuar në 2020

TikTok është shpallur aplikacioni më i shkarkuar më 2020, sipas të dhënave të kompanisë që merret me analiza digjitale, App Annie.

13:12
Djegie makine dhe organizim i lojërave të paligjshme në Elbasan, vihen nën hetim

Dy raste të organizimit të lotarive të paligjshme janë konstatuar në Elbasan, ku policia ka vënë nën hetim dy persona.

13:01
Prefekti i Vlorës për Top Channel: Dje i fikëm të gjitha zjarret! Duart e poshtra na kthyen sërish në betejën për të mbrojtur Llogoranë

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj në një lidhje live në edicionin informativ në Top Channel tha se zjarret në Karaburun kanë qenë të qëllimshme, pasi gjatë ditës së djeshme u fikën të gjitha dhe në mesnatë u riaktivizuan.

12:40
“Maja e Rrunës, vatra më e rrezikshme”/ Gjici: Nëse do të ketë erëra të forta, do i afrohet banesave

Zjarri mbi tunelin e Kaliashit mori përmasa të frikshme mbrëmjen e kaluar.

12:32
Vijon të djegë vatra e zjarrit në zonën e Thirrës në Mirditë, një helikopter vjen në ndihmë

Zjarri në zonën e Thirrës në Mirditë vijon të djegë pemë pasi akoma nuk është fikur.

12:27
Lezhë/ Arrestohet 40-vjeçari, ishte i dehur kur po drejtonte makinën. Procedohet penalisht një grua për zjarrvënie

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Ai humbi kontrollin e mjetit tip “Fiat” në rrugën Shëngjin-Lezhë dhe ka dalë nga rruga.

12:22
Blerja më e shtrenjtë/ Angli, Manchester City prezanton Jack Grealish

Manchester City bën prezantimin e Jack Grealish, futbollistit më të kushtueshëm në Premier League.

12:18
“Klasat nga 1-9 libra falas”, Rama: Përfitues të skemës mbështetëse janë edhe gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në shkollë të mesme

Klasat e arsimit fillor nga e para deri tek e nënta do të përfitojnë librat falas.

12:15
Normaliteti i ri në portin e Vlorës, shifrat e hyrje-daljeve në nivelet e para pandemisë

Fluks i shtuar këtë të martë në portin e Vlorës.812 pasagjerë dhe 200 mjete private janë përpunuar sot, ndërsa të ardhurit shtetas shqiptarë dhe të huaj.

12:09
Shtatzënat të vaksinohen! Po rritet numri i shtrimeve në spital

Një numër rekord i grave shtatzëna u shtruan në kujdesin intensiv me Covid muajin e kaluar, tregojnë të dhënat, pasi mjekët ngritën shqetësime për hezitimin për bërjen e vaksinës tek nënat në pritje.

12:07
Paditet për sulm seksual princi britanik Andrew/ Tronditet familja mbretërore

Një grua amerikane që pretendon se është sjellë në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 17 -vjeçare ka ngritur padi kundër princit britanik, Andreë për sulm seksual.

12:04
Qetësohet “ferri” mbi Kalimash/ Zjarrfikës dhe ushtarë nga Shqipëria dhe Kosova luftuan me flakët gjatë natës

Tuneli i Kalimashit është mbuluar nga tymi për shkak të zjarrit që ka përfshirë malin gjatë mbrëmjes së kaluar po gjatë mëngjesit autoritetet thanë se qarkullimi nuk është ndaluar .