Banorët që jetojnë pranë varrezave të reja të qytetit të Durrësit në lagjen 15 në Spitallë, kanë kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare pasi çdo ditë e më tepër sipërfaqja e varrezave egzistuese po u afrohet shumë pranë shtëpive.

Ata thonë se  zgjerimi i varrezave, po iu shkakton probleme, pasi  hapësirat për varre po shkojnë deri pranë shtëpive të tyre si dhe prania e varrezave shumë afër lagjes po  sjell makth për fëmijët e tyre.

Sipas tyre Bashkia duhet të paktën të ndërtojë një mur rrethues. Ata thonë se fillimisht bashkia ju ka premtuar atyre se nuk do të ketë zgjerim të varrezave pa ndërtuar murin rrethues, premtim i cili nuk është mbajtur.

Banorët thonë se janë banorë të kësaj lagjeje që prej vitit 90 dhe në kohën kur kanë ndërtuar shtëpitë e tyre varrezat ekzistonin me një distancë prej 200 metrash nga vendet e banimit. Ata thonë se janë të gatshëm të paguajnë edhe vetë për të ndërtuar një mur ndarës me varrezave dhe vendit të banimit.

Gazetarët e Fiks Fare bashkë me denoncuesit ju drejtuan drejtorisë së Shërbimeve Komunale Durrës, ku sekratarja e këtij institucioni dhe zv.drejtori thanë se kjo tokë për të cilët banorët ankoheshin u është dhënë e shpronësuar nga bashkia në bazë të një kërkese të bërë për shtim hapësire. Por, pas një kërkese për informacion nga redaksia e emisionit Fiks Fare, drejtuar bashkisë së qytetit të Durrësit në lidhje me shëmbjen e murit rrethues të varrezave të reja të qytetit,  në lagjen 15, u tha se për shkak të ezaurimit të hapësirës për kryerjen e varrimeve, në vitin 2021 nisi një procedurë shpronësimi  të tokave me sipërfaqe 44.190 m2  që ndodhen jashtë murit rrethues të varrezave . Kjo sipërfaqe do të shërbejë për të gjitha shërbimet funerale për një periudhë kohore afërsisht 15 vjeçare. Aktualisht bashkia Durrës  ka marrë masa dhe po projekton një hapësirë të re. Muri ekzistues do të shembet tërësisht, për t’u rindërtuar një I ri në kufi me pronat e shpronësuara për të bërë kështu një ndarje mes territorit të varresave dhe banesave të familjeve që jetojnë aty.

Ata thonë se zgjerimi i varrezave, po iu shkakton probleme, pasi hapësirat për varre po shkojnë deri pranë shtëpive të tyre si dhe prania e varrezave shumë afër lagjes po sjell makth për fëmijët e tyre. Sipas tyre Bashkia duhet të paktën të ndërtojë një mur rrethues. Ata thonë se fillimisht bashkia ju ka premtuar atyre se nuk do të ketë zgjerim të varrezave pa ndërtuar murin rrethues, premtim i cili nuk është mbajtur.Banorët thonë se janë banorë të kësaj lagjeje që prej vitit 90 dhe në kohën kur kanë ndërtuar shtëpitë e tyre varrezat ekzistonin me një distancë prej 200 metrash nga vendet e banimit. Ata thonë se janë të gatshëm të paguajnë edhe vetë për të ndërtuar një mur ndarës me varrezave dhe vendit të banimit.

Top Channel