Arjola Demiri mori një surprizë të veçantë sonte nga Top Channel

Ajo gjatë gjithë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka treguar vështirësitë që ka kaluar si nënë për të rritur 3 fëmijët e saj.

Por Top Channel i bëri një surprizë aktores së njohur. Fillimisht ajo u takua me fëmijët e saj por pas pak minutash Arbana zbuloi se Arjola ka marrë dhuratë një apartament në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë për të jetuar me fëmijët e saj.

Ky lajm i emocionoi të gjithë në shtëpi por dhe publikun. Kujtojmë që Arjola më herët ka deklaruar se në rast se fitonte Big Brother Vip do blinte një shtëpi.

Top Channel