Shkon mbi 897 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

05/02/2022 05:15

Ka shkuar mbi 897 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA. Sipas universitetit John Hopkins me 3 mijë e 61 viktimat e 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 897 mijë e 377.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 75,99 milionë, me 363.657 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 8,56 milionë raste të konfirmuara dhe 80.678 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 250 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 212 milionë dozën e dytë dhe mbi 89 milionë kanë marrë 3 doza.

Top Channel