Teuta përballë Partizanit/ Tirana-Skënderbeu dhe Kastrioti kundër Dinamos

04/02/2022 15:26

Kampionati shqiptarë fillon fazën e tretë këtë fundjavë në këtë fundjavë për kategorinë Superiore me tre ndeshje të ditës së shtunë ku spikat përballja e kampionëve në fuqi të Teutës me Partizanin, dy skuadra larg objektivave dhe formës së paraqitur një vit më parë.

Gjithsesi përpara kësaj ndeshjeje në ditën edhe të 76-vjetorit të krijimit të klubit të kuq, trajneri Dritan Mehmeti shprehet optimist për rikthimin e ekipit edhe tek rezultatet.

Ndërkohë që kryesuesit e Abissnet Superiroes, Tirana do të luaj këtë ndeshje të parë të fazës së tret përball Skëndërbeut. Fitorja me Kukësin një javë më parë i jep më tepër siguri bardhebluve por gjithsesi frika mbetet më tepër tek euforia.

Gjithashtu ditën e shtunë do të luhet edhe ndeshja mes Kastirotit të vendit të fundit dhe Dinamos, dy skuadra e objektiva krejt të ndryshëm në këtë sezon edhe pse ndodhen në pozaita të përafërta në klasifikim. Të gjitha këto ndeshje të abissnet superiores do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel