Ndërsa epidemiologët thonë se vatrat e infektimit me koronavirus tanimë po vihen re në zonat periferike pasi ka më shumë të pavaksinuar, në komunitetin rom, niveli i vaksinimit është shumë më i ulët.

Romët duket se e refuzojnë vaksinën anti Covid me shumë nga pjesa tjetër e popullatës.

Në bisedat me romët, duket se kanë mungesë informacioni dhe se mitet apo informacionet e pavërteta janë ngulitur fort në mendjet e tyre.

Mjekët e familjes thonë se numri i romëve që kanë shkuar për t’u vaksinuar është i ulët. Ndërkohë që ekspertet kanë paralajmëruar se “Omicron” do të infektojë çdo person të pavaksinuar apo që nuk ka rënë në kontakt me virusin. Deri më tani, në vendin tonë tonë janë vaksinuar me dy doza një milion 157 mijë persona.

 

Top Channel