Franca ia ka refuzuar gjithë kohës lejen e qëndrimit, por tani, i riu shqiptar Roland Aliu po përshkruhet nga mediat e këtij vendi si një hero.

Duke rrezikuar jetën e tij, Aliu ka hyrë mes flakëve që kishin përfshirë një banesë dhe nxori prej andej një grua të moshuar.

U afrova kur pashë flakët, dëgjova një grua që bërtiste; hyra, e nxora jashtë e pastaj hyra përsëri brenda për të parë nëse kishte njeri tjetër. Nuk shikoja dot asgjë nga tymi i madh. Morëm në telefon zjarrfikësit, të cilët nuk u vonuan”, Roland Aliu.

Akti i tij guximshëm është përshëndetur nga banorët e rrethit të Trois Cités de Poitiers , të cilët e kanë falënderuar të riun shqiptar.

Gruaja jetontë vetëm në banesë pas vdekjes së të shoqit. Shqiptari u dërgua dhe ai në spital për shkak të intoksimit nga tymi, dhe përpara se të diltë prej andej, iu desh te qëndronte disa orë me maskë oksigjeni.

 

Top Channel