E mërkurë, 11 Gusht 2021
22:50
Autoritetet amerikane u bëjnë thirrje grave shtatzëna të vaksinohen

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara iu bën thirrje të gjitha grave shtatzëna që të vaksinohen kundër koronavirusit.

22:35
OBSH teston tre ilaçe për trajtimin e COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi për fillimin e testimit në masë të tre ilaçeve për trajtimin e mundshëm të sëmundjes COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

22:26
Si do reagojë nëse ndodh përballja PSG-Barcelona? Përgjigjet Leo Messi

Lionel Messi nuk ka mundur t’i shmanget edhe pyetjes se si do ta përballonte një përballjeve eventuale ndërmjet Barcelonës dhe PSG-së në të ardhmen derisa sot u paraqit para mediave për herë të parë si lojtar i PSG-së.

22:12
Riaktivizohen sërish vatra zjarri në Greqi

Një zjarr i madh detyroi evakuimin e shumë fshatrave në gadishullin Peloponez të Greqisë të mërkurën, pasi zjarrfikësit e rraskapitur luftuan me zjarret e natës për të nëntën ditë rresht.

21:53
Stuhia e fortë e erës rrëzon pemët në Pogradec/ Specialistët: Do bëhet verifikim dhe do priten të vjetrat

Stuhia e fortë e erës në Pogradec ka shkaktuar thyerje të pemëve në parkun e qytetit dhe Drilon.

21:44
Korçë/ Digjet toka e një karburanti të braktisur

Një pjesë toke e një karburanti të braktisur ka shpërthyer në flakë.

21:35
Haradinaj bën deklaratën e fortë: Jam i detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama!

Një ditë pas reagimit të kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për këtë çështje.

21:20
Qeveria merr një sërë vendimesh, miratohet edhe ndarja e mjeteve buxhetore për subvencion të policave kufitare

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka marrë një sërë vendimesh. Kabineti qeveritar, i udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti miratuan ndarjet buxhetore për zbatimin e disa masave të pakos, siç po e quajnë për ringjallje ekonomike, si dhe projektligje dhe drafte të planeve strategjike të veprimit.

21:05
Tenton t’i shpëtojë policisë zvicerane, kosovari mbytet në lumë

Një 28-vjeçar nga Kosova, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka vdekur pasi është hedhur në një lumë në kantonin Ticino ndërsa po përpiqej t’i shmangej policisë zvicerane.

20:50
Gjeologët shpjegojnë pse megalitet nga Stonehenge kanë qëndruar kaq shumë

Analiza e parë gjithëpërfshirëse shkencore e blloqeve guri imponues në Stonehenge zbuloi sekretin e rezistencës së madhe të motit të këtij monumenti të famshëm parahistorik në Anglinë jugore midis 4000 dhe 5000 vjet të vjetër dhe të listuar në 1986 në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO -s.

20:38
Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje të moshuarën në Devoll

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuare ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuç, Devoll.

20:35
Kurti: Arsimi është shtylla bazë për zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë

Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se arsimi është shtylla bazë mbi të cilën zhvillohen të gjitha fushat e tjera të shtetit dhe shoqërisë, dhe se Qeveria po punon që me një qasje shumëdimensionale ta forcojë arsimin në vend.

20:21
Mat/ Përplasen dy makina, plagosen drejtuesit e mjeteve

Një aksident ka ndodhur pranë në vendin e quajtur Qafe e Dushkut, në mat, pasi dy makina janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur lehtë dy persona.

20:04
Chelsea vs Villarreal/ UEFA jep sot trofeun e parë për sezonin e ri

Sot në mbrëmje, UEFA do të dorëzojë trofeun e parë për sezonin e ri futbollistik; atë të Superkupës së Evropës, në Windsor Park të belfastit do të vihen përballë Chelsea, fituese e Ligës së Kampioneve dhe  Villarreal fitues i Europa League në këtë edicion të 46 të Superkupës.

19:56
Wizz Air sjell avionin e 6-të në TIA/ Fluturimet direkte në 4 destinacione të tjera. Shefqet Kastrati shpjegon marrëveshjen

Wizz Air, linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Europë, njoftoi vendosjen e avionit të 6-të në bazën e saj në Tiranë. Avioni i ri do t’i bashkohet flotës së Wizz Air me bazë në Tirana International Airport (TIA), duke mundësuar fillimin e fluturimeve direkte nga Tirana drejt Liverpulit (Mbretëria e Bashkuar), Madridit (Spanjë), Billundit (Danimarkë) dhe Oslo Sandefjord Torp (Norvegji), si edhe shtimin e frekuencave të destinacioneve ekzistuese të linjës ajrore: Ankona, Verona, Luton, Bruksel, Paris, Berlin, Hamburg, Memingem.

19:46
Çfarë ofron Tirana në ditë gushti? Aktivitete kulturore për ata që nuk kanë ikur me pushime

Në këto ditë të nxehta të gushti, për ata që nuk kanë zgjedhur të largohen nga Tirana, ka disa alternativa se si mund të shijojnë pasditet e vona nëpërmjet artit.

19:40
Pako e rimëkëmbjes ekonomike/ Qeveria në Prishtinë miratoi buxhetin 30 milionë euro që shkon për disa zëra

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit  miratoi ndarjet buxhetore në vlerë prej 30 milionë euro për zbatimin e disa masave të pakos për ringjallje ekonomike.

19:34
Me Pfizer vaksinohet kushdo/ Udhëzimi për mjekët e familjes: Vaksina amerikane jo vetëm për ata me sëmundje të rënda

Në këtë periudhë vaksinën Pfizer mund të bëjë kush e preferon për të rritur numrin e të vaksinuarve, por edhe për shkak se janë siguruar sasi të vaksinave, Ministria e Shëndetësisë tanimë ka nxjerrë udhëzim çka u mundëson qytetarëve që e duan të mund të vaksinohen me Pfzier.

19:25
Fotot/ Me bluzën e PS veshur, shqiptari tregon si e shpëtoi banesën nga zjarret, me vetëm një degë ulliri

Një shqiptar, në Greqi, ka mund të shpëtojë nga flakët banesën e tij.

19:23
“Tradhtari”, reagimet për Ramën/ Buzhala dhe Zeka komentojnë ‘Ballkanin e Hapur’, Vuçiçin dhe sulmin ndaj Haradinajt

Kryeministri Edi Rama një ditë më parë kritikoi ashpër me të gjithë ata të cilët e etiketojnë si tradhtar për shkak të iniciativës Ballkani Hapur. Në Kosovë, deklaratat e Ramës janë lexuar në mënyra të ndryshme.
Analistët Milaim Zeka dhe Berat Buzhala, komentojnë qëndrimet e Ramës për nismën Ballkani i Hapur, marrëdhënien e tij me Vuçiç si dhe shigjetimet në adresë të ish kryeministrit Haradinaj.

19:15
Britani/ Vetëm ata me imunitet të dobët mund të kenë nevojë për dozën e tretë

Një dozë përforcuese  kundër Covid mund të kërkohet për të mbrojtur vetëm një numër të vogël të njerëzve që kanë një sistem imunitar të dobët. Kjo është ajo se çfarë qeveria britanike po diskuton së fundmi.

19:10
Ende 9 vatra aktive në vend/ Ndërhyrja vijon nga toka dhe ajri. U shënua viktima e dytë e zjarreve në Shqipëri 

Pas 2 javësh në betejë me zjarret në të gjithë territorin e Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se kjo e mërkurë paraqitet më e qetë.

19:00
Nuk ka paqe për Turqinë! Nisin sërish përmbytjet, vdes një grua

Një valë e re përmbytjesh për shkak të shirave të dendur goditi provincat veriore të Detit të Zi të Turqisë të Mërkurën, ndërsa një grua e moshuar humbi jetën dhe  13 persona të tjerë mbetën të lënduar.

18:50
Luçiferi ‘ushqen’zjarret , përvëlohet Jugu i Italisë

Një valë e nxehtë dhe e ashpër po përfshin Italinë këtë javë, duke ndezur zjarre në jug të vendit, veçanërisht në Sicili dhe Kalabri, ku kërcënohet një park natyror i mbrojtur nga UNESCO.

18:37
Franca miraton dozën e tretë/ Britania diskuton që ta marrin ata me sistem imunitar të dobët

Dozat përforcuese të vaksinës Covid do t’i jepen më të rrezikuarve duke nisur nga shtatori në Francë.

18:21
Krejt papritur Fjolla Morina del nga burgu? Fotoja e bashkëshortit që ngriti dyshimet

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina u arrestua disa javë më parë në një nga lokalet në Prishtinë. Ajo është dënuar me 6 vite burg në mungesë për veprën penale ‘trafikim të lëndëve narkotike’.

18:05
Prej ditësh u shkrumbua nga zjarret, ja si duket sot nga lart Dukati (Pamjet)

Zjarret në jug të vendit janë vënë nën kontroll, por ende po vijon puna si nga toka edhe nga ajri për të mos lejuar riaktivizimin e vatrave.

17:41
“Qeveria gjermane e mbështet ‘Open Balkan’”/ Rama: Nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë

Ditën e djeshme, në një reagim të gjatë në facebook, kryeministri Edi Rama ia bëri të qartë ndjekësve të tij matanë kufirit se “Open Balkan” është mundësia e re në rrugën e njohjes së Kosovës nga Serbia dhe se Shqipëria nuk do të tërhiqet nga nisma që ka si aktor kryesor edhe Beogradin zyrtar.

17:37
Situata e covid/ MSH: 284 raste të reja në 24 orët e fundit

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

17:26
Makina përplaset me zetorin e ngarkuar me rrush/ Plagosen tre persona, një prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnje.

17:17
Me 208 km/h në Bypass-in e Fierit, 21- vjeçarit nga Kamza i bllokohet “Audi” luksoz (Pamjet)

Makina tip “Audi” e një 21-vjeçari me banim në Kamëz është bllokuar pasi po qarkullonte me 208 km/h në Bypass-in e Fierit.

17:04
Drejt përfundimit rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Rruhi Allko” në Prrenjas, Ministrja Kushi: Më 1 shtator mirëpret nxënësit e saj!

Shkolla 9-vjeçare “Rruhi Allko” në fshatin Katjel në Rrajcë të Prrenjasit po përfundon rikonstruksionin dhe më datë 1 shtator do të jetë gati për të mirëpritur nxënësit dhe mësuesit e saj.

16:57
Izolohet vatra e zjarrit në Gurin e Nikës në Mokër/ Do të mbahet në vëzhgim pasi mund të riaktivizohet

Pas riaktivizimit është arritur sërish të izolohet zjarri në zonën e Gurit të Nikës  në Mokër.

16:46
Flakët në Dukat/ Ministri: Nuk jemi në një moment triumfi, por ka 0 vatra zjarri

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga Dukati është shprehur se nuk jemi në një moment triumfi përfundimtar për vatrën më të rrezikshme që rrezikonte Parkun Kombëtar të Llogorasë, por për momentin nuk ka vatra zjarri.

16:46
I arrestuan bashkëshortin milioner/ Reagon për herë të parë modelja Angela Martini

Arrestimi i biznesmenit rumun, Dragoș Săvulescu, bashkëshortit të modeles shqiptare Angela Martinit, bëri bujë në mediat sociale. Săvulescu ra në prangat e policisë ditën e djeshme në Mykonos pas një kohe të gjatë në arratisje.

16:37
Arrestohen 5 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

16:36
9 shoferë të arrestuar, pezullohen 46 leje drejtimi në 24 orët e fundit

9 shoferë janë arrestuar, ndërsa 46 leje drejtimi janë pezulluar në në 24 orët e fundit në vendin tonë.

16:23
E rëndë/ Rrëzohet dhe e zë depozita e ujit poshtë, ndërron jetë 54-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kodër-Mëzes, Kashar, ditën e djeshme.

16:19
Tiranë/ Arrestohet 57-vjeçari, dyshohet se është i implikuar në ngjarjen…

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 57-vjeçar, pasi në dhjetor 2019, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

16:12
Situata e zjarreve në Kosovë/ Policia bën bilancin: Evidentohen 109 raste të zjarrëvënies

Gjatë muajve të kaluar, në veçanti me ngritjen e temperaturave gjatë gushtit, shkaktimi dhe përhapja e zjarreve ka qenë shqetësuese për qytetarët e vendit dhe institucionet tjera në përgjithësi.

16:08
Gjashta është bërë tresh: Ballkani i Hapur dhe ide të tjera

Deputeti gjerman Peter Beyer thotë, se procesi i Berlinit kërkon impulse të reja. Lidhur me ndryshimet që priten pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, Beyer thotë, se pavarësisht nga forcat që do të marrin pjesë në qeverinë e ardhshme gjermane, në marrëdhëniet ndërkombëtare “do të ketë vazhdimësi të politikave të qeverisë së Merkelit”.

16:06
Vijojnë zjarret në Mirditë, ka rrezik për banesat

Zjarret vijojnë të jenë aktive në Mirditë.

16:06
Të shtënat me armë zjarri në Gjakovë/ Policia jep detajet, ja si paraqitet gjendja e të plagosurve

Disa të shtëna me armë zjarri u shënuan mbrëmjen e djeshme në Gjakovë, Rrugën “Bardhyl Qaushi”. Si rezultat dy persona mbetën të plagosur dhe janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

15:50
Një i vdekur dhe 888 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të mërkurën (11 gusht) se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

15:42
Ndërtimi te Garda, PD akuzon Veliajn/ Këlliçi: Po betonon çdo hapësirë publike të Tiranës

Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se po betonon çdo hapësirë publike të kryeqytetit.

15:36
Fluks në urgjencën e Fierit/ Mbi 150 fëmijë në ditë me virozat e stinës, 20 shtrime në ditë

Temperaturat e larta, lirimi i masave anti-covid dhe fluksi i emigrantëve, kanë shtuar ndjeshëm numrin e fëmijëve të sëmurë me virozat e stinës.

15:30
Testet me pagesë, Gjermania forcon masat kundër covid

Gjermania ka vendosur të forcojë masat parandaluese të përhapjes së koronavirusit, për shkak të rritjes së incidencës nga varianti delta dhe niveli ende i ulët i vaksinimit.

15:27
Donin të vrisnin borxhliun, qëlluan një tjetër/ Arrestohen dy vëllezërit në Shkodër

Dy vëllezër u arrestuan në Shkodër  pas një atentati të dështuar në Theth.

15:22
Hetim 6 policëve të burgjeve/ Prokuroria dyshon për shpërdorim detyre në tentativën e arratisjes,  Arber Çekaj justifikohet në gjykatë

Arber Çekaj, i dënuar si trafikant kokaine me 14 vite burgim , u përpoq të dukej i qetë para kamerave.

15:14
Situatë më e qetë zjarresh në vend, u shuan 175 vatra

Pas 2 javësh në betejë me zjarret në të gjithë territorin e Shqipërisë, situata sot paraqitet me e qetë.

15:13
Fier, u dogjën 105 hektarë pyje/ Prefekti: Dëmshpërblim do të kishte po të shpallej gjendja e jashtëzakonshme

Tri ditë pas vënies nën kontroll të zjarreve prefekti i Fierit shprehet se asnjë nga bashkitë e qarkut të Fierit nuk ka kapacitete të mjaftueshme për menaxhimin e zjarreve sidomos në situatën e temperaturave të larta.

14:59
Zjarret në Korçë/ Nënkryetari i bashkisë: Dëmet më të mëdha janë në pyllin e Krushovës

Bashkia e Korçës bën bilancin e sipërfaqeve të djegura të zjarreve të ditëve të fundit në Krushovë, Gjonomadh, Leshnjë dhe Vithkuq tek Manastiri i Shën Pjetrit.

14:49
Durrës/ Imunizim ndaj COVID, vaksinohen edhe emigrantët

Përhapja me shpejtësi e variantit Delta në vend ka shtuar numrin e të infektuarve, po dhe interesin për t’u vaksinuar te qytetarët.

14:45
Korça bën bilancin e dëmeve nga zjarret/ Janë djegur më shumë se 30 hektarë pyje me pisha dhe ah

Bashkia e Korçës bën bilancin e sipërfaqeve të djegura të zjarreve të ditëve të fundit në Krushovë, Gjonomadh, Leshnjë dhe Vithkuq tek Manastiri i Shën Pjetrit.

14:40
Elbasan/ Makinat përplasen kokë më kokë, trafik kilometrik

Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas, ku dy makina, njëra nga të cilat me targa italiane, janë përfshirë në një aksident.

14:33
Nuk ka më flakë në Karaburun, nis puna për vlerësimin e dëmeve

Pas dy javësh betejë me flakët ministria e mbrojtjes deklaroi të mërkurën në mesditë se nuk ka më vatra zjarri në Karaburun.

14:18
Mbi 130 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi më 11 gusht se 186 pacientë janë të shtrirë në klinikat ku trajtohen pacientët me COVID-19 – sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi – dhe në spitalet e përgjithshme.

14:05
Iran/ Fillon Gjyqi në Stokholm ndaj Hamid Noury për Masakrën e 1988-ës

Të martën në kryeqytetin suedez Stokholm nisi gjyqi për Hamid Noury, një nga ekzekutuesit e masakrës së 1988-ësndaj të burgosurve politikë.

14:00
Shqipëria, më e rrezikuara në Europë nga katastrofat/ Gjetjet e Indeksit Botëror të Rrezikut

Shqipëria është e para në Europë për rrezikun ndaj katastrofave natyrore, si përmbytjet dhe zjarret.

14:00
“E pashë duke u kacavjerrë me litar”/ Zbardhet deklarata e policit të plagosur me çengel nga Fatmir Pjetri gjatë tentativës së arratisjes

Top Channel ka siguruar deklaratën e Myfit Xhekës me detyrë specialist informacioni në burgun 313, i cili mbeti i plagosur gjatë tentativës për arratisje të Arbër Lekajt dhe Fatmir Pjetrit.

13:55
BioNTech rrit ekonominë gjermane

Sipas ekspertëve të ekonomisë suksesi i jashtëzakonshëm i koncernit farmaceutik BioNTech me vaksinën e tij kundër Coronës po çon përpara rritjen ekonomike të Gjermanisë.

13:32
Dibër/ Dogji me zjarr një sipërfaqe tokë pyjore procedohet penalisht autori i dyshuar

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat , proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin:

13:31
Vihet në pranga i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, do ekstradohet drejt Emirateve të Bashkuara Arabe

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

13:18
Drejt përfundimit rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Rruhi Allko” në Prrenjas, Kushi: Më 1 shtator mirëpret nxënësit

Shkolla 9-vjeçare “Rruhi Allko” në fshatin Katjel në Rrajcë të Prrenjasit po përfundon rikonstruksionin dhe më datë 1 shtator do të jetë gati për të mirëpritur nxënësit dhe mësuesit e saj.

13:09
Viktima e dytë nga zjarret/ Humbi jetën edhe bashkëshortja e Andrea Haxhiajt, burrë e grua luftuan me flakët në Gjirokastër

Është konfirmuar viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri.

12:46
Dyshime se ndihmuan Arbër Çekajn dhe Fatmir Pjetrin të arratiseshin/ Çfarë deklaruan policët! Top Channel siguron dosjen

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar ditën e sotme dosjen në të cilën Prokuroria e Tiranës hedh dyshime se policët që ishin në burgun 313 ditën e tentativës për arratisjes Fatmir Pjetrit dhe Arbër Çekajt kanë shpërdoruar detyrën.

12:33
SPAK përfundon hetimet për Enkeleda Hoxhën dhe të tjerët

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, ka përfunduar hetimet për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha.

12:26
“Nëse do isha kriminel tani do pija kafe në Kosta Rika! Plani ishte i Fatmir Pjetrit”/ Zbardhet deklarata e Arbër Çekajt në gjykatë

gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar deklaratën e Arbër Çekajt para trupës gjykuese ditën e sotme, ku ai bën fajtor Fatmir Pjetrin duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me planin e arratisjes nga burgu 313.

12:12
Vaksinimi në Durrës, bëhen 600 deri në 700 doza në një ditë

Në vendin tonë vazhdon muaji i hapur i vaksinimeve dhe vetëm dje janë vaksinuar mbi 10 mijë persona sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

12:09
Aksident zinxhir në Milot-Lezhë/ Përplasen 3 makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot Lezhë.

12:04
Dy javë betejë me flakët e pamëshirshme në Karaburun/ Më në fund fiken të gjitha vatrat

Qindra orë betejash, qindra trupa të Forcave të Armatosura e forcave zjarrfikëse, specialistë të zonave të mbrojtura dhe emergjencave civile kanë punuar pa u lodhur për të shpëtuar Parkun Kombëtar të Llogarasë. “Kjo stinë e nxehtë s’ka mbaruar por sot, në këtë moment frymëmarrjeje dua t’i falenderoj të gjithë ata që dhanë gjithçka në këto […]

11:53
Messi: Dua të ndërtoj diçka të madhe me PSG-në, mezi pres të luaj

Sapo është bërë pjesë e Paris Saint Germain, ku ka firmosur për dy sezone dhe Lionel Messi është shfaqur menjëherë i karikuar maksimalisht për aventurën e tij të re, teksa ka theksuar se mezi pret të zbresë në fushë me fanellën e klubit kryeqytetas.

11:49
Dogji vreshtin e fqinjit/ Arrestohet zjarrvënësi në Cërrik. Në kërkim personi që i vuri flakën malit Tomorr

Zjarrvënësit vazhdojnë të vihen në pranga.

11:45
Gjigantët fluturues rusë në ndihmë të Greqisë/ Ilyushin dhe Beriev do të hedhin 110 tonë ujë në Evia dhe Peloponez për çdo fluturim

Tre gjigantët rusë fluturues Beriev-200 dhe Ilyushin il-76 do të punojnë së bashku sot për të shuar zjarrin që ka pushtuar Evian dhe Peloponezin.

11:30
Spiuni i Rusisë në ambasadë. Arrestohet britaniku në Gjermani

Një shtetas britanik është arrestuar në Gjermani nën dyshimin për spiunazh për Rusinë.

11:29
I vuri zjarrin pyllit në Leshnjë të Korçës, shpallet në kërkim autori

Gjithashtu në afërsi të fshatrave Gjonomadh dhe Krushovë të Korçës konkretisht në vendet e quajtura “Korija e fshatit” në Gjonomadh dhe “Mali i Bodesë” në Krushovë, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve. […]

11:21
Transport i emigrantëve të paligjshëm/ Vihet në pranga 17-vjeçari, në kërkim organizatori dhe bashkëpunëtori

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e “bluve” pasi po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm.

11:14
Kultivim kanabisi dhe armë pa leje në shtëpi/ Vihen në pranga 2 persona, një nën hetim

Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër nën hetim në Lezhë gjatë 24 orëve.

11:10
Tentuan arratisjen/ Gjykata lë në burg Arbër Çekajn, Fatmir Pjetrin dhe Lulëzim Çepelen

Gjykata vendosi të lejë në burg Arbër Çekajn, Fatmir Pjetrin dhe Lulëzim Çepelen pas seancës të ditës së sotme.

11:00
FOTOT/ Nën hetim për korrupsion, mjeku Edvin Prifti shijon pushimet në resortin luksoz në Greqi në shoqërinë e deputetes

Mjeku Edvin Prifti ndonëse është nën hetim për korrupsion ai po shijon pushimet në Prevezë të Greqisë në një nga resortet më luksoze.

10:55
Shuhet vatra e zjarrit në Dukat, zhduken flakët dhe tymi (Pamjet)

Vatra e zjarrit që ishte aktive mbrëmjen e kaluar në fshatin Dukat është shuar.

10:54
Senati amerikan miraton projektligjin 1 trilion dollarësh të infrastrukturës

Senati amerikan me 69 vota pro dhe 30 kundër miratoi të martën projekligjin dypartiak mbi infrastrukturën me një vlerë prej 1 trilion dollarësh.

10:41
Emri/ Arrestohet 64-vjeçari në Fier, iu gjet kanabis në magazinë në oborrin e tij

Një 64-vjeçar i identifikuar si Ramadan Hoxhaj është arrestuar nga policia e Fierit pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 11 kg kanabis.

10:30
Akuzat për ngacmim seksual/ Dorëhiqet Guvernatori i Nju Jorkut

Pas një serie akuzash për ngacmim seksual Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo dha dorëheqjen të martën .

10:29
Teksa vijon lufta me zjarret në Greqi, “shpërthejnë” rastet e reja me Covid-19

Teksa Greqia lufton me zjarret për të nëntën ditë pasi vatra të reja kanë shpërthyer në ishullin e Evias, në 24 orët e fundit ka pasur edhe një shpërthim të infektimeve ditore me koronavirus.

10:24
Eksperiencë, talent dhe alternativa, te Man. United ëndërrojnë sërish

Alex Fergusson e mbylli karrierën e tij si trajner në verën e 2013-ës, pas 27 vitesh në pankinën e Manchester United dhe bashkë me largimin e tij, mori fund edhe lavdia e “djajve të kuq” që në 8 sezonet e ardhshme kanë ndërruar shumë trajnerë e lojtarë, por kanë njohur shumë pak suksese.

10:17
Arrestohen dy vëllezërit/ Ngatërruan “objektivin” që i kërkuan 600 euro, qëllojnë gabimisht me armë të riun në Theth (Emrat)

Një 38 vjeçar, i identifikuar si Kujtim Koçeku është arrestuar në Shkodër pasi plagosi me armë zjarri një 23-vjeçar të identifikuar me inicialet P.H.

10:01
Rama bën publike pamjet nga lagjja e re në Laç: Do të ketë 524 apartamente dhe qendër tregtare

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet nga punimet në lagjen e re në Lac që është drejt fundit.

09:52
Elbasan/ I vuri flakën barishteve në pronën e tij, por zjarri doli jashtë kontrolli. Arrestohet autori

Elbasan – Autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Shtërmen, Cërrik është arrestuar nga policia.

09:43
Dyshohen si autorë të zjarrvënies së qëllimshme në malin e Tomorrit dhe Skrapar, arrestohet 1 person. Shpallet në kërkim një tjetër

Një 34-vjeçar i identifikuar me inicialet M.C., banues në Vëndreshë, Skrapar pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në fshatin Vëndreshë.

09:32
Në luftë me flakët në Greqi/ Shqiptari ngjitet mbi gardhin me gjemba për të shuar zjarrin: U ndjeva si për atdheun tim

Miqtë e tij e quajnë Apostolis, por emri i tij i vërtetë është Astrit, me origjinë nga Shqipëria dhe jeton në Greqi për gati tridhjetë vjet.

09:30
Industria e duhanit po transformohet edhe në Shqipëri: Shtohet një produkt me ngrohje

Tregut shqiptar iu shtua edhe një produkt me ngrohje. lil Solid, prezantuar nga IQOS, një produkt me përmasa mini i kategorisë me ngrohje, u prezantua këtë muaj duke u bërë kështu, produkti i dytë i kësaj kategorie pas IQOS. Lil-i është prodhim i KT & G, një kompani Koreano Jugore e njohur për produktet pa tym, dhe lil Solid është produkti kryesor me ngrohje i kompanisë.

09:20
Plas sherri mes kushërinjve në Kurbin, njëri nxjerr armën e zjarrit dhe…

Një ngjarje e rëndë kriminale në familje është parandaluar në Kurbin.

09:00
Vjedhje nafte, dhunë në familje dhe drogë në makinë/ Arrestohen 9 persona në Durrës për vepra të ndryshme penale

Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penale.

08:50
Angela Martini i dha “sinjal” autoriteteve? Modelja shqiptare nxori zbuluar vendndodhjen e bashkëshortit që u arrestua

Modelja shqiptare, Angela Martini duket se i ka dhënë “sinjal” autoriteteve për vendndodhjen e bashkëshortit të shpallur në kërkim pasi publikoi një fotografi me të në rrjete sociale.

08:35
Biden nuk është penduar për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk pendohet për vendimin e tij që të tërheqë trupat ushtarake nga Afganistani, teksa talibanët vazhdojnë të rrisin kontrollin.

08:28
Përfshihet nga flakët autobusi me pushues në Himarë, shoferi zbret me urgjencë 25 pasagjerët nga Kosova (FOTO)

Një autobus është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Ilias të Himarës.

08:09
Aksident mes dy mjetesh në Tapizë-Derven, plagosen 3 pasagjere

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tapizë-Derven.

07:57
Kina dënon me 11 vite burg biznesmenin kanadez

Një gjykatë në Kinë ka dënuar me 11 vite burg një biznesmes kanadez mbi akuzat e spiunazhit.

07:22
Diell dhe temperatura deri në 39 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por në zonat verilindore mund të ketë edhe rebeshe shiu.