U zhduk kur po peshkonte në lumin Drin, gjendet pas një muaji në liqenin e Fierzës trupi i 50-vjeçarit

05/02/2022 17:32

Trupi i pajetë që u gjend këtë të shtunë në ujërat e liqenit të Fierzës dyshohet se është i 50-vjeçarit që humbi dhjetorin e vitit të kaluar në lumin Drin.

Kufoma është parë nga banorët e zonës në afërsi të fshatit Bushat në Kukës.

Tofik Gjika doli për të peshkuar në 26 nëntor, për të mos u kthyer më në shtëpi. Për më shumë se një muaj kanë kërkuar familjarët, banorët e zonës dhe forcat e policisë por pa rezultat.

Prurjet e shumta të lumit Drin dhe uji i turbullt vështirësoi më tej kërkimet, derisa sot, viktima doli në ujërat e Fierzës.

Top Channel