Ndihmoi një grua të kalojë më shumë se njëherë kufirin në Kakavijë, arrestohet 33-vjeçari

05/02/2022 15:04
Foto ilustruese

Një 33-vjeçar është arrestuar pasi ka ndihmuar disa herë një grua në mënyrë të paligjshme të kalojë kufirin në Kakavijë.

Burimet nga policia thanë se në pranga ra një 33-vjeçar nga Mallakastra.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit  Gjirokastër, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. B., 33 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ky shtetas ka ndihmuar më shumë se një herë shtetasen E.Xh., të kaloj kufirin në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër në Kakavijë”, citohet nga njoftimi i policisë.

Po ashtu, në përfundim të veprimeve hetimore u procedua penalisht shtetasja E.XH., 33 vjeçe, banuese në Rrogozhinë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Top Channel