Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat tha se bisedimi është e vetmja mënyrë zgjidhje e konflikti Ukrainë-Rusi.

Rama e quajti njohje të potencialit të vendit tonë dhe jo qokë, faktin që Shqipërisë iu dha roli për të qenë partnerë me SHBA për të ndërmarrë veprime në lidhje më këtë çështje.

Rama: Së pari dëshiroj të theksoj që qëndrimet tona lidhur me këtë çështje në vijim janë të qarta , të njohura, për mua rruga për të adresuar këtë tension që rritet çdo ditë, është rruga e bisedimeve, rruga e gjetjes së të gjitha arsyeve të mundshme për të biseduar, për të kërkuar me durim pikat e përbashkëta edhe pse në dukje duken të vështira. Unë besoj që çdo shqiptar që ndjek mesadopak interes këtë çështje , sot duhet të ndihet mirë dhe pjesë e atij komuniteti vlerash , në aspektin e mundësisë që na jepet për të dhënë një kontribut dhe për faktin se na njihet aftësia që ti japim një kontribut ekstra, ky nuk është një çiftëzim i rastësishëm por strategjik e parimor, dhe shumë dmth për marrëdhëniet, po është dhe një vlerësim se nuk jemi në fushën e qokave. Bëhet fjalë për të krijuar një partneritet që do angazhojë këshillin e sigurimit për këtë temë dhe jo vetëm. Ne kemi planin tonë në këtë pjesë, do kemi mundësi që të luajmë një rol, duke shfrytëzuar peshën që i jep këtij çifti SHBA.
Për aspekte tjetër, nuk dua të bëj komente, shprehja është e qartë, s’ka pas asnjë ekuivok, në modestinë peshës tonë në këtë përballje elefantësh themi vetëm bisedime bisedime.

Xhaçka: Ne kemi qenë të angazhuar për trajtimin me përparësi në Ukrainë dhe rreth saj, qëndrimet tona janë publike dhe janë shprehur qartë kudo. Ne kemi mbështetur vlerat mbi të cilat është ngritur NATO, sa për Ukrainën kemi mbështetur të drejtën e saj sovrane, NATO është një aleancë mbrojtëse, ajo nuk kërcënon as Rusinë askënd, por dua të nënvizoj që qëndrimi ynë është ulja e tensionev dhe angazhim diplomatik. Çdo sfidë ndaj saj i prek të gjithë në BE. Prandaj në dënojmë veprimet agresive të Rusisë, të veprojë nëpërmjet ligjit ndërkombëtar dhe të futet në rrugën e dialogut.

 

Top Channel