Shpërthejnë zjarret në mushkërinë e botës, i nxehti rekord në Amazonë!

05/02/2022 10:46

Janari i këtij viti ishte muaji më i nxehtë i një dekade në Amazonën kolumbiane, cka bëri që të shpërthenin më shumë zjarre në pyjet e rajonit juglindor e kjo, ka shumë të ngjarë të ndikojë në cilësinë e ajrit në kryeqytetin Bogota.

Një raport i Ministrisë vendase të Mjedisit tregon se muaji janar regjistroi “vlerat më të larta të pikave të nxehta në 10 vitet e fundit” në këtë pjesë të Amazonës. Fenomeni ndodh, sipas ministrisë, kur zona kalon një sezon me reshje të ulëta ndërsa lidhet dhe me veprimtaritë antropike”, domethënë aktiviteteve njerëzore, nga të cilat “më e rëndësishmja ka të bëjë më shpyllëzimin.Të paktën 80 për qind e “pikave të nxehta” rezultuan në zjarre pyjore, tha një zëdhënës i ministrisë.

Në fund të janarit, ministria identifikoi më shumë se 3,300 “pika të tilla” në gjashtë zonat që përbëjnë Amazonën kolumbiane, duke përfshirë 1,300 vetëm në rajonin Guaviare.

Sipas dëshmive të mbledhura nga AFP në tetor në rajon, fshatarët dhe pronarët e tokave përfitojnë nga sezoni i thatë, nga janari në prill, për të djegur ose prerë pemë dhe për të mbjellë në vend të tyre bimën e kokës, ose për të lënë bagëtitë të kullosin atje lirshëm.Parku Kombëtar Serrania del Chiribiquete, i listuar si sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është veçanërisht i kërcënuar, siç është edhe Rezerva Natyrore Kombëtare Nukak, një territor i gjerë xhunglash i banuar nga populli i fundit nomad indigjen i Kolumbisë.

Fondacioni për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm (FCDS), i cili kryen rregullisht fluturime mbi mbi zonat në fjalë, regjistroi të paktën 938 zjarre pyjore, shifra më e lartë mujore e janarit që nga viti 2012.

Top Channel