Haxhi në Metaversë? Presidenca turke: Ta harroni, jo deri këtu

05/02/2022 18:34

Realiteti virtual mund të hyjë vërtet në jetën e njerëzve, por disa gjëra mbeten të pandryshuara pavarësisht ndikimit të madh që ai po fiton, e një prej tyre është Haxhi.

Pas muajsh të tëra diskutimesh, Presidenca Turke për Çështjet Fetare, Diyanet, e vulosi vendimin e saj: Një vizitë në Qabe përmes metaverses nuk do të konsiderohet “haxh i vërtetë”.

Një gjë e tillë, nuk ka sesi konsiderohet akt i vërtetë fetar, thuhet në një deklaratë të saj.

Kjo nuk mund të ndodhë. Besimtarët mund të vizitojnë Qaben në metaverse, por kurrë nuk do të konsiderohet një akt i vërtetë besimi. Këmbët e njeriut duhet të prekin tokën”, tha Remzi Bircan, drejtor i shërbimeve të Haxhit dhe Diyanetit, i cituar nga mediat turke.

Sipas Birçanit, Haxhi duhet dhe do të praktikohet në vazhdimësi vetëm duke shkuar personalisht në qytetin e shenjtë, dhe kjo, në jetën reale.

Versioni meta-universal i Qabes ngjalli debate mes myslimanëve në mbarë botën në vazhdën e “Iniciativës Virtuale të Gurit të Zi” të Arabisë Saudite dhjetorin e vitit të kaluar, kur besimtarëve iu lejua të shihnin virtualisht nga shtëpitë e tyre gurin e njohur si Haxhër Asvad në qytetin e Mekës.

Top Channel