Tirana-Skënderbeu/ Supergol i Limajt, bardheblutë dyfishojnë shifrat

05/02/2022 17:42

Tirana vijon të kryesojë bindshëm Abissnet Superioren me 40 pikë, teksa pasditen e sotme përballet me Skënderbeun në “Air Albania”, me synimin për të marrë një tjetër 3-pikësh, që do ta shkëpuste edhe më shumë në majë.

Nga ana tjetër korçarët nuk po kalojnë aspak një moment të mirë dhe kanë komplikuar jo pak objektivin, që është mbijetesa, ndaj do të synojnë të mos dalin pa pikë nga transferta kryeqytetase.

Tirana-Skënderbeu  2-0  (Seferi 14′, Limaj 42′ )

– Seferi dhe Limaj bëjnë më të lehtë se dukej, ndeshjen e Tiranës ndaj Skënderbeut, me bardheblutë që bindin në pjesën e parë dhe shkojnë të qetë në pushim…

42’ – Gooool. Vesel Limaj thyen sërish Skënderbeun dhe relakson bardheblutë para fundit të pjesës së parë. Pas një aksioni mjaft të bukur, Seferi shërben për Totre, që pason me finte për Limajn dhe numri 10 I bardhebluve lëshon një gjuajtje të kalibruar, për të dërguar topin sërish në rrjetë.

26’ – Aksion i mirë i Skënderbeut me Berishën, që hedh topin në zonë, aty ku e largon mjaft rrezikshëm Toshevski, që për pak nuk I jep mundësi Mensah të shënojë me portën e boshatisur.
14’ – Goooool. Taulant Seferi zhbllokon sfidën në “Air Albania”. Një krosim nga këndi gjen Seferin në shtyllën e parë, që gjuan saktë me kokë dhe dërgon topin në rrjetën e Rexhepit, festë bardheblu dhe një dedikim për vëllanë e Kristi Vangjelit, që u nda nga jeta një vit më parë.

– Starton sfida në “Air Albania”…

Sa u përket formacioneve, Shehi është kthyer te skema e tij e zakonshme 4-3-3, me Najdovskin që ka marrë vendin e Tolit para mbrojtjes dhe Devid që do të udhëheqë sulmin, i mbështetur nga Seferi e Xhixha në krah.

Konfirmon rreshtimin 5-3-2 Migen Memelli, që ia beson repartin e avancuar dyshes Berisha-Mensah, ndërsa në mbrojtje rikthehet Randy Dwumfour, që merr vendin në qendër të saj, i mbështetur nga Shehi e Sadriu.

Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Ismailgeci; Najdovski, Totre, Limaj; Seferi, Xhixha, Devid
Skënderbeu (5-3-2): Rexhepi; Zguro, Sadriu, Dwumfour, Shehi, Meksi; Mara, Vangjeli, jean Victor; Berisha, Mensah

FOTO GALERI
1/35

Top Channel