Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe, ndërsa Donald Veshaj është përballur me debate të ashpra me Einxhel Shkirën.

Të dy kanë hedhur akuza nga më të ndryshmet për njëri-tjetrin, të nxitur nga bashkëpunimi që kanë pasur jashtë shtëpisë.

Mëngjesin e sotëm, Donaldi ka marrë surprizë nga vëllai i tij binjak, Romeo, i cili dëgjohet duke thënë: “E di që nuk është e thjesht, por jeni më të mirët. Ju uroj suksese. Demi vëllait, gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm”.

Sapo dëgjon këto fjalë, Donaldi bërtet me të madhe: “Të dua”.

Ndërsa mbrëmjen e kaluar, Donaldi mori një mesazh nga gjyshi i tij, i cili i uronte fitoren duke i thënë se e mbështesin të gjithë në këtë rrugëtim që ka nisur.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel