Bylis pëson humbjen e dytë sezonale, Erzeni bën detyrën ndaj Shkumbinit

05/02/2022 16:46

Bylis pëson humbjen e dytë sezonale, teksa këtë herë është mposhtur me rezultatin 2-1 në transfertën cërrikase ndaj Turbinës.

Vendasit shënuan nga një gol për çdo pjesë, duke zhvlerësuar barazimin e përkohshëm të mallakastriotëve.

Me këtë sukses, cërrikasit kanë marrë një 3-pikësh shprese në luftën për mbijetesë, por mbeten sërish në vendin e parafundit, ndërsa Bylis kryeson i shkëputur me 4 pikë nga ndjekësi më i afërt, pavarësisht disfatës.

Bën detyrën ndërkohë Erzeni, që pas humbjes një javë më parë në trasnfertën ndaj Bylisit, ia ka dalë të triumfojë 2-1 ndaj Shkumbinit dhe të konsolidojë pozitat në vendin e dytë të renditjes.

Fiton me rezultatin e pastër 3-0 edhe Apolonia, që iu imponua bindshëm Maliqit dhe tani ka rihapur shanset për një vend në zonën Play off për Superioren. Nga ana tjetër, Tomori ka shuar shpresat për t’u ngjitur, pasi është mposhtur me shifrat 3-1 në transfertën ndaj Lushnjës dhe ka humbur terren ndaj skuadrave që ka përpara vetes në renditje./ Supersport

Rezultatet e javës së 18:

Renditja e Kategorisë së Parë:

Top Channel