Donaldi është surprizuar paraditen e sotme nga njeriu më i dashur për të.

Ai ka dëgjuar në shtëpi zërin e vëllait të tij i cili përpiqej t’i jepte forcë dhe motivim.

‘’E di që nuk ka qenë e lehtë për ju, ju uroj shumë suksese. Demi vëllait, gjithnjë bashkë dhe asnjëherë vetëm’’,- tha ai.

Kjo surprizë e përloti Donaldin teksa nuk e fshehu mallin dhe emocinin që po përjetonte.

Edhe shumë pak ditë na ndajnë nga finalja dhe presioni nga izolimi sa vjen edhe shtohet.

Top Channel