FOTO/ Ja kush është shqiptari që dhunoi për vdekje të riun në Greqi, dyshohet se u fut në Shqipëri pas krimit

05/02/2022 20:50

Ky është Roxhers Demirazi, 20 vjeçari që policia greke ka shpallur në kërkim,si pjesë e grupit të huliganëve që dhunuan deri në vdekje 18 vjeçarin Alqi Kombani në Selanik.

Policia greke ka identifikuar 20 vjeçarin prej shenjave të gishtave dhe meterialit gjenetik ka lënë në disa shkopinj në vendin e ngjarjes, ndërsa në kërkim është shpallur edhe një tjetër 20 vjeçar shqiptar si dhe 6 shtetas grekë.

Policia greke thotë se Demirasi ka mundur të largohet drejt Shqipërisë në datën 2 shkurt,më pak se 24 orë prej vrasjes së 18 vjeçarit.
Ai ka kaluar normalisht nëpër pikën kufitare të Kapshticës,madje ka vulosur normalisht edhe pasaportën e tij shqiptare, pasi deri paraditen e së shtunës,ai nuk ka qenë në kërkim.

Emri i 20 vjeçarit u hodh mbasditen e së shtunës në kërkim brenda territorit grek, dhe me gjasa deri të hënën në mëngjes foto e tij dhe gjithë të dhënat biometrike pritet ti dorëzohen edhe autoriteteve shqiptare për ta ndaluar dhe në vazhdim për ekstradimin e tij si i dyshuar si anëtar i grupit të dhunuesve të 18 vjeçarit Alqi Kobani.

Autoritet greke thonë se 20 vjeçari është në procedim edhe për një akt të ngjashëm të ndodhur në vitin 2019 i cili për fatin e mirë përfundoi vetëm me dhunimin e tifozëve të palës kundërshtare,por pa viktima si në ngjarjen e 1 shkurti ku humbi jetën 18 vjeçari Kobani.

Prokuroria e Selanikut deklaroi se personat e implikuar do të ndiqen me disa akuza,mes të cilave edhe ajo e krijimit të organizatës kriminale,pasi prej bastisjeve në zyrat e tifozëve në lagjet e Selanikut dhe Athinës të cilat u bastisën prej policisë greke gjatë ditëve të fundit,u gjetën prova të një strukture të organizuar kriminale e cila kontrollohet dhe urdhërohet në mënyrë të organizuar prej drejtuesve të tifozëve pranë klubeve më të mëdha sportive në vend,madje ndaj disa prej tyre janë ngritur edhe akuza penale.

Deri tani për vrasjen e 18 vjeçarit Ari Kobani është arrestuar një 23 vjeçar shqiptar ndërkohë që opinioni publik grek është shokuar prej dhunës ekstreme ndaj viktimes Alqi Kobani vetëm 18 vjeç.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel