Kaos para garës në Brazil, penalitete të rënda për Hamilton, Leclerc dhe Verstappen
Futbollistë të cilët shkojnë në palestër dhe prej atij ambienti postojnë foto apo video për të treguar të gjithë përkushtimin e tyre mbi profesionin që ushtrojnë, janë mëse normale.
Por, një situatë e tillë ka lënë pa kontratë një futbollist 15-vjeçar në Turqi. Egehan Has, portier i ekipit U17 të Eskişehirspor ka postuar një foto teksa po ushtrohej në palestër, mirëpo i riu kishte harruar faktin që veshur mbante fanellën e një rivali si Galatasaray.
Menjëherë komentet në drejtim të Has kanë qenë të shumta, ndërsa tifozët e klubit të Eskişehirspor kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të futbollistit. E në fakt këtë bënë edhe drejtuesit që shkëputën marrëdhëniet me portierin duke e lënë në “mes të rrugës”.
Megjithatë, nga ana tjetër, Has fitoi simpatinë e Galatasaray dhe nga Turqia bëjnë të ditur se në vijim pritet që gjigandët e futbollit turk të bisedojnë me Has lidhur me një të ardhme që mund të ketë portieri në këtë klub. Kështu, nga e gjithë kjo situatë, 15-vjeçari mund të dalë fitimtari i vërtetë, pasi as një skenar i mirëmenduar nuk do ta dërgonte me kaq lehtësi te Galatasaray.
Top Channel