Tirana fiton me Skënderbeun/ Kastrioti mund Dinamon për mbijetesë, Partizani ‘poker’ Teutës

05/02/2022 19:33

Tirana vazhdon marshimin e saj në krye të klasifikimit edhe pas javës së 19-të të Abissnet Superiores ku mundi me shifrat 3-2 Skënderbeun.

Me shifrat 2-0 u mbyll pjesa e parë falë golave të Seferit dhe Limajt pak minuta nga mbyllja e 45 miutave, megjtihatë pejsa e dytë rezervoi më tepër gola.

Me fillimin e së dytës bardheblutë e Orges Shehit shënojnë edhe golin e tretë me David Da Silvën i cili shënon golin e parë si lojtarë i Tiranës, ndërkohë që Zguro në minutën e 66-të dhe Mensah më pas me penallti ngushtun diferencat e humbjes në 3-2 por pa e evituar dot atë.

Më herët Dinamo bën bllofin e rradhës dhe këtë herë humbja i vjen nga vendi i fudnti në klasifikim, Kastrioti me shifrat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Kamzës.

Skuadrës së drejtuar nga Emiljano Cela i mjaftoi një super Greca i cili me dy golat e realizuar i dha Kastriotit shpresë për të mos u dorëzuar pavarësisht pozicionit të fundit që ndodhet ende.

Ndërkaq Partizani rikthehet tek fitorja dhe këtë gjë e bën bindshëm em kampionët në fuqi të Teutës të cilët i mundi me shifrën e thellë 4-0. Skuka pa filluar ende mirë loja shënon golin e parë për të kuqtë ndërkohë që më pas në tabelën e golashënuesve shënojnë emrat e tyre edhe Cara, Sotya dhe Stenio Xhunior në kohën shtesë të takimit.

Top Channel