Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit. Nga policët te bankierët, pse po arrestohen tani zyrtarët që dikur ishin të paprekshëm? Dritan Abazoviç shënoi një fitore të fortë në parlament një ditë më parë, kur nuk u votua shkarkimi i tij, e tani pret të dytën.
Numri dy i qeverisë malazeze inicjoi mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Zdravko Krivokapiç.
Ky i fundit vetë u shpreh i vetëdijshëm për rënien e qeverisë, e për këtë, drejtoi gishtin e akuzës nga një pjesë e shumicës parlamentare, por edhe nga presidenti Milo Gjukanoviç, i cili nga ana e vet, ka zgjedhur të përkrahë politikanin e ri shqiptar.
Përpara gazetarëve, Abazoviç u shpreh i painteresuar për fatin e tij në parlament: Nuk ka rëndësi sesi votojnë deputetët, e rëndësishme është që Mali i Zit ë ketë një qeverisje europiane, e cila të zhbllokojë rrugën drejt BE-së”, qe shprehur përpara votimit.
Por analistë të ndryshëm mendojnë se nuk janë të vogla gjasat që kreu i Lëvizjes Qytetare të Ura, të përfundojë në poltronën e kryeministrit.
“Ura e Abazovicit me deputetët e saj lejuan krijimin e kësaj mazhorance. Por në vend të merrej me drejtimin e vendit qeveria aktuale u mor me implementimin e politikave të Aleksandër Vuçiç në Mal të Zi. Kjo e acaroi Abazovicin”, thotë profesor, Enver Bytyçi.
Sipas tij, me mbështetjen e socialdemokratëve në opozitë të Gjukanoviçit, zv/kryeministri mund të marrë frerët e një qeverie të re, e rajoni ynë, për herë të parë, do të ketë tre kryeministra me kombësi shqiptare.
Top Channel