SHBA, shkon në mbi 897 mijë numri i të vdekurve nga COVID

04/02/2022 16:37

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 897.377, prej të cilëve 3.061 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit ka arritur në mbi 75,99 milionë, me 363.657 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 8,56 milionë raste të konfirmuara dhe 80.678 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 250 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 212 milionë dozën e dytë dhe mbi 89 milionë kanë marrë tri doza.

Top Channel