Akuzat për mashtrim/ Fisnik Syla: Është montim! Nuk jam i frikësuar, kudo nëpër botë shantazhohen biznesmenët

04/02/2022 14:30

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina dhe bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, kanë qenë së fundmi në krye të mediave rozë për shkak të një skandali me një kompani agjencie.

Fisnik Syla është akuzuar se ka mashtruar agjensinë turistike pasi udhëtoi drejt Maldive, ku kurorëzoi dashurinë me martesë me Fjolla Morinën. Pronari i kompanisë pretendon se nuk ka marrë shumën me vlerë mbi 23 mijë euro eurosh. Në emisionin “Shqipëria Live”, Fisniku tregoi variantin e tij duke thënë se çdo gjë është e montuar.

Fisnik: Kishte dalë i maskuar. Kishte nxjerrë incizime që nuk jam unë. Burri që është burrë nuk mban maskë, por del ashiqare.

Pyetje: Sa kushtoi ky udhëtim?

Fisnik: Ne kemi qenë shumë herë në Maldive, se di për cilin e kanë. Kjo gjë është montim, si përgjimet si çdo gjë që është bërë. Nëpër të gjithë botën, biznesmenët shantazhohen, por unë nuk frikësohem. Sot bëhet kallëzimi penal ndaj agjensisë nëse ekziston ajo agjensi.

Pyetje: Nuk keni udhëtuar përmes kësaj agjensie?

Fisnik: Jo. Dokumente false mund të nxjerrin sa të duan. Gazetari nuk është mbi ligjin, as mbi kushtetutën, kështu që gazetarët bëjnë vepra penale vetëm për klikime. Nuk i frikësohem askujt.

Ndër të tjera nuk bëri asnjë koment rreth romancës me Fjolla Morinën pasi u pyet nëse janë ende bashkë apo jo.

Top Channel