“Vota për Berishën votë për Metën”/ Kryetari i PD-së: Ata mbajnë në pushtet Edi Ramën

04/02/2022 19:51

Në zgjedhjet e pjesshme te marsit demokratet janë përballë dy zgjedhjeve: kandidatëve të Bashës apo Berishës.

Para se ti drejtohen kutive te votimit, Lulzim Basha i kërkoi demokrateve të bëjnë dallimin.

“Voto apo zgjidh, apo mbështet Sali Berishën, ke mbështet Ilir Metën, ke mbajtur në pushtet Edi Ramën dhe sigurisht të mbash në pushtet Edi Ramën do të thotë të mbash në pushtet të keqen, të mbash në pushtet varfërinë, të mbash në pushtet emigracionin dhe kolapsin total të shërbimeve nga shëndetësia tek arsimi”, u shpreh Basha.

Krah Alfred Rushaj që hoqi dorë nga drejtimi i grupit parlamentar Lulzim Basha i kërkoi demokratëve që braktisen shtëpinë te rikthehen.

A do jetë Partia Demokratike partia e demokratëve apo do jete shtëpia e Ilir Metës? Le të vijnë të gjithë dhe duhet të vijnë të gjithë të na bashkohen. E para opozita ballore pa kompromis kundër regjimit të Edi Ramës dhe e dyta vlerat euroatlantike”, tha Basha.

Gara elektorale ne 6 bashki është sfida e radhës e Lulzim Bashës i cili do ketë përballë jo vetëm Edi Ramën por edhe Sali Berishën.

Top Channel