Joao Cancelo është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm për Manchester City, teksa “Qytetarët” rinovuan kontratën me portugezin deri në vitin 2027.

Megjithatë, në fillimet e tij te anglezët jo gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve duke qenë se lojtari dhe trajneri Pep Guardiola kishin mosdakordësi mbi shumë ide. Këtë e tregon vetë tekniku spanjoll, i cili thekson se në fillim bashkëjetesa me Cancelon ishte një vuajtje.

“Të gjithë e dinë sa e rëndësishme është ajo që bën Cancelo në fushë, por në fillim me të ishte një vuajtje. Nuk shkonim dakord mbi shumë ide, ndonjëherë edhe për fajin tim, por tashmë Cancelo është i lumtur dhe do të luajë këtu për shumë vite.

Cancelo mund të luaj në shumë pozicione dhe mbi të gjitha është një person i duhur për të ruajtur pozitivitetin në skuadër, është një njeri për dhomat e zhveshjes”, u shpreh Guardiola.

Top Channel