Vajzat sulmohen afër shkollës, momentet kur autorët i kapin nga flokët (VIDEO)

04/02/2022 20:32

Dy vajza të mitura u sulmuan nga katër persona, afër një shkolle në SHBA.

Policia po kërkon ndihmën e njerëzve për të arrestuar katër të dyshuarit e përfshirë në grabitje, e cila ndodhi në bllokun 7200 të Melrose Avenue pranë shkollës së mesme FairFax.

Dy vajzat ishin duke shkuar për në shkollë kur dy të dyshuarit shkuan pas tyre dhe i tërhoqën për flokësh, raporton nypost.

Videoja  e vëzhgimit nga brenda një dyqani të publikuar tregojnë vajzat duke ecur në trotuar, kur papritmas dy gra vrapojnë pas vajzave dhe i sulmojnë ato, megjithëse pjesa më e madhe e sulmit është e bllokuar nga pamja për shkak të një dritareje të errët.

Gjatë sulmit dy të dyshuar të tjerë, të përshkruar nga policia si djem me ngjyrë të cilët po vepronin si vëzhgues, shfaqen në ekran përpara se të iknin me të dyshuarit e tjerë.

Të katër të dyshuarit u larguan me një makinë të zezë, njoftoi policia. Nuk është e qartë nëse dy vajzat ishin nxënëse të shkollës së mesme FairFax.

Top Channel