651 mijë dozat e vaksinave që BE-ja po dërgon në Ballkan janë sipas ministrit të jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, vetëm hapi i parë.

Schallenberg, sqaroi se dozat nuk do të shpërndahen në rajon sipas popullsisë, por sipas nevojës. “Si Bashkim Europian ne sinjalizojmë shumë qartë, që nuk merremi vetëm me veten, se shohim përtej kufijve tanë, dhe është e qartë, që ne vetë jemi të sigurtë, nëse edhe fqinjët tanë më të afërt janë të sigurtë“, u shpreh ai, i cituar nga DW.

651.000 dozat e ndihmës nga BioNTech/Pfizer janë parashikuar që në fillim si një lloj i tillë ndihme fqinjësie. Ky aksion solidariteti i BE nuk ka ndikim në shpejtësinë e vaksinimit në BE.Dozat e vaksinave nga BE nuk do të shpërndahen sipas numrit të popullsisë, por sipas nevojës, shkruan DPA. Sipas njoftimit, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut do të marrin rreth 500.000 doza, pjesa tjetër do të shkojë në Kosovë, Malin e Zi dhe Serbi. Ndihmat me vaksina janë paraparë si ndihmë për personelin mjekësor e infermierët.

Megjithatë, fjalën e fundit e kanë vetë shtetet. Duke qenë se Serbia ka qenë përpara me programin e imunizimit dhe ka siguruar më shumë vaksina, duke përfshirë dhe ato ruse e kineze, ajo do të marr më pak doza nga BE-ja, gjithsej 36 mijë.

Top Channel