E martë, 19 Tetor 2021
21:28
Debat i ashpër mes banorëve dhe Palomës, ndërhyn Arditi: Ka njerëz që vrasin veten!

Biseda për orientimin seksual të Arditit ka nxitur debat të ashpër mes banorëve dhe Palomës në reality show.

21:24
“Kushedi sa ka shkuar radha…”/ Arditi debaton me Palomën për orientimin seksual: Është lojë e pisët!

Arditi ka debatuar me Palomën për orientimin e tij seksual dhe diskutimi ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme në reality show.

21:19
Debati mbi seksualitetin vazhdon/ Arditi dhe Paloma ”përplasen” gjatë spektaklit

Rreth orëve të para të pasdites, një diskutim në dukje normal mes banorëve u kthye në një debat të agravuar mes Palomës dhe Arditit.

21:06
Elhaid Cufi tregon si e sheh shtëpinë e ”BB” nga jashtë: Bëhen veprime spontane, por…

Elhaid Cufi ështtë i eleminuari i parë nga Big Brother Albania VIP. Ditën e sotme, ka treguar se si e ka parë shtëpinë më të famshme në shtëpi nga jashtë duke thënë se gjithçka është ndryshe.

20:59
Mësuesja amerikane vritet brutalisht nga bashkëshorti abuzues dhe e dashura e tij e re (fotot)

Një bashkëshort dhe e dashura e tij janë shpallur fajtorë në SHBA për vrasjen e një mësueseje dhe fshehjen e mbetjeve të djegura të trupit të saj në një magazinë në Staten Island të qytetit New York.

20:56
Osmani: Kosova e ka prioritet anëtarësimin në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se shteti që udhëheq ajo, e ka prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe se askush nuk mund të ndalë vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për sundim të ligjit dhe për të mbrojtur integritetin e institucioneve.

20:50
Benzema: “El Clasico” është histori, me apo pa Messin e Ronaldon

Karim Benzema ka dhënë një intervistë për ESPN në të cilën komentoi mundësitë që ekzistojnë që ai të fitojë Topin e Artë, një nga ëndrrat e tij, sekretin për të qenë në formë kaq të mirë gjatë viteve dhe, natyrisht, “El Clasicon” e kësaj të diele.

20:40
Fiks Fare/ “Më vodhën pensionin për 8 vjet”, Sigurimet Shoqërore ia hedhin fajin Postës Shqiptare

Një 72-vjeçare iu drejtua emisionit “Fiks Fare” për mosmarrjen e pensionit për një periudhë prej 8-vitesh.

20:34
U kapën me lidhje të paligjshme ose ndërhyrje në matësit elektrikë/ 16 raste vjedhjesh të energjisë elektrike, arrestohen 2 persona

OSHEE ka evidentuar 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike në qytete të ndryshme të vendit tonë.

20:25
“Në Manastir qëndrojnë persona të armatosur”, policia gjen pistoletë lodër në dhomën e murgut në Dhërmi

Policia e Vlorës ka ushtruar kontroll në Manastirin “Burimi Jetëdhënës”, në Dhërmi, pas një videoje që ka qarkulluar në rrjetet sociale, se në të qëndronin persona të armatosur.

20:15
Basha takon ambasadorin italian: Me Italinë na lidh shpresa e përbashkët për t’i parë popujt tanë më të bashkuar brenda BE-së

Kreu i PD, Lulzim Basha është takuar me ambasadorin italian Fabrizio Bucci.

20:07
“Nuk dua vetëm prekje me duar…”/ Çfarë u tha në takimin 4 minutësh të Ritvanës me Brunon

Ritvana zgjodhi Brunon për takimin 4 minutësh, ku thanë se duan të njihen me njëri-tjetrin.

19:58
Internet me bluetooth/ Studentja shqiptare, e dyta në konkursin ndërkombëtar me projektin e saj

Ideja më e re e studentes durrsake Xhulia Kurti për teknologjinë pa Wi-Fi ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve të cilët e zgjodhën si një nga dy projektet fituese në konkursin botëror të teknologjisë, i cili këtë vit u zhvillua në Mynih, nën kujdesin e Ministrisë Gjermane të Teknologjisë dhe Infrastrukturës.

19:55
Trafikimi i qenieve njerëzore, thirrja e të rinjve në marshimin në Rrëshen: Mos u gënjeni!

Marshime dhe takime të tilla organizohen çdo vit në muajin tetor pasi njihet ndryshe edhe si muaj sensibilizimi kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

19:49
Të moshuarit duan dozën e tretë/ Po presin të marrin vaksinën përforcuese

Komiteti i ekspertëve vendosi që personat mbi 60 vjeç duhet të marrin dozën e tretë të vaksinës anti covid.

19:49
Studentët e arteve janë të vaksinuar/ Mësimi nis normalisht. 90 për qind e studentëve janë të vaksinuar

Pjesa më e madhe e studentëve në universitetin e arteve janë të vaksinuar, duke u konsideruar si institucioni i arsimit të lartë më shembullor në zbatimin e urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë.

19:44
Ritvana braktis takimin, ja batuta “e gabuar” që bëri Artani

Ritvana vendosi që të mbyllë takimin me Artanin pas batutës së gabuar që bëri duke e ftuar në shtëpi që të pastrojë.

19:42
Hetim rus për vdekjen e turistëve/ Në Shqipëri hetim për vrasje në rrethana cilësuese

Teksa Shqipëria po përpiqet të zbërthejë arsyet e vdekjes së njëkohshme të katër turistëve ruse Sergeit, Natalisë, Ekaterinës dhe Nikitës, Rusia ende nuk ka paraqitur një kërkesë për tërheqjen e trupave të të ndjerëve.

19:37
“Shqipëria plotësoi kushtet”/ Raport progresi i BE: Kushtet janë plotësuar prej një viti

Komisioni Europian publikoi progres raportin vjetor për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke i kërkuar edhe njëherë tjetër vendeve të BE-së ti hapin dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare me BE.

19:33
FOTO/ “S’do t’i hidhnin sytë as gjysma e djemve jashtë”, komenti i Artanit nevrikos keq Tolen. Pse ‘shpërthyen’ të qeshurat

Tola dhe Artani janë përfshirë në një debat në studio pas transmetimit të takimit të tij me Ritvanën.

19:30
Alibeaj: S’ka ngërç për vetingun/ Përgjigja për kërkesën e PS për zgjatjen e mandatit të vettingut

Partia Demokratike mendon se shtyrja e afateve të organeve të vettingut nuk është çështje emergjente, pasi sipas saj në ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 ishte parashikuar zgjidhja edhe për këtë rast.

19:23
Raporti i KE-së/ Xhaçka: Vlerësime pozitive për reformat, rezultate të prekshme

Ministrja Xhaçka në një deklaratë për shtyp pas publikimit të raportit të KE ka bërë të ditur se ka mirëpritur konkluzionet për vendin tonë. Në fjalën e saj Xhaçka tha se raporti kishte vlerësime pozitive për reformat, për të cilat theksonte se kishte rezultate të prekshme.

19:11
Ftesë në 5/ Protestë çdo ditë para shkollës, studentët të vendosur: Më mirë test me lekë sesa vaksinë me detyrim!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mbi vaksinimin me detyrim të studentëve për të mundësuar ndjekjen e mësimit në auditor.

19:06
“Vettingu i politikanëve, reforma territoriale dhe ajo zgjedhore”/ Bardhi: Nesër PD depoziton në Kuvend tre amendamentet kushtetuese

Sekretari Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se nesër grupi parlamentar do të depozitojë në Kuvend amendamentet kushtetuese për vettingun e politikanëve, reformën territoriale dhe reformën zgjedhore.

18:54
“Si më duket hunda dhe make up”/ Ritvana “kërcënon” Artanin: Po i pe edhe njëherë kamerat, do iki

Pjesa e dytë e takimit të Ritvanës dhe Artanit kishte plot debate. Ritvana ishte e shqetësuar nga fakti që Artani po i jepte rëndësi të madhe paraqitjes së tij para kamerave dhe nuk ishte i fokusuar në takim.

18:52
Berisha-Ramës: Do paguash sa frëngu pulën dhe zgjedhjet nuk t’i njohim!

Nga ‘foltorja’ në Dibër, ish kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se në zgjedhjet e 25 prillit ka përdorur 130 mln para të thata që i ka shpërndarë në zonat e tërmetit, ka përdorur dokumenta personale të qytetarëve dhe paratë e drogës për të blerë vota.

18:50
“Laheshim me gjak”/ Qytetari tregon si fshihej Bardhi pas fuçisë së gazlotsjellësit në protesta, ultimatum Berishës: Përgatitu doktor se…

Një qytetar i ka bërë thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha që të mos presë të mbledhë votat, por të thërrasë protestat, pasi sipas tij regjimet rrëzohen me protesta.  

18:45
Anijet japoneze fantazmë të fundosura në betejën e Jima dalin në sipërfaqe prej aktivitetit sizmik (fotot)

Aktiviteti sizmik në një prej vullkanëve më aktivë të Japonisë, mali Suribachi, ka nxjerrë nga fundi i detit rrënojat e anijeve të fundosura gjatë betejës së Iwo Jima në Luftën e Dytë Botërore.

18:39
Zbulohen “porositë” e Bashës në mbledhje: Amendamentet e propozuara nga PD janë të domosdoshme

Një nga porositë që kreu i PD, Lulzim Basha u dha deputetëve demokratë të Komisionit të Ligjeve lidhet me tre nismat që do të depozitojë nesër në Kuvend.

18:31
Facebook-ut i kërkohet të japë informacione për ndikimin e platformave të saj te fëmijët

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, ka thënë se kompania Facebook duhet të tregojë se çfarë di rreth dëmit që shkaktojnë platformat e saj te fëmijët.

18:29
Reporteri i Shqipërisë në BE: Besueshmëria e BE-së varet nga hapja e negociatave, por duhen plotësuar 15 kushtet!

Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në të njëjtën kohë dhe eurodeputet, David Lega në një postim në Tëitter ka kujtuar se Shqipëria duhet që të plotësojë 15 kushtet që BE i ka vënë, para se t’i çelen negociatat.

18:27
“Rri brenda 4 mureve dhe thua shpifin”/ Ftesa e Berishës për Bashën: Hajde këtu me mua dhe shpreh mendimet e tua

Sali Berisha i ka bërë ftesë të hapur Lulzim Bashës që ta shoqërojë në takimet me simpatizantët e PD. Ish kryeministri i thotë që të mos shpifin për të, duhet të dëgjojë fjalën e tyre pasi të gjithë thonë gjëra që i mendojnë.

18:22
“Jam dhe Bashë, edhe Hot”/ Berisha nuk mban dot të qeshurën: Besëpreri është e dini vetë…

Në takimin me demokratët në Dibër, Sali Berisha nuk e ka mbajtur dot të qeshurën teksa po tregonte një histori me Lulzim Bashën.

18:22
Ministrja Kushi, vizita ndërgjegjësuese nëpër universitete për vaksinimin e studentëve

Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka vizituar Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin e Arteve, ku ka përsëritur apelin para studentëve për t’u vaksinuar dhe rëndësinë e këtij procesi për mbarëvajtjen e jetës akademike dhe mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit.

18:21
Memorandumi tre palësh për Korridorin 8/ Balla: Një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur nënshkrimin e memorandumit tre palësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut sa i takon Korridorit 8.

18:17
“Avokat i Ramës dhe Bashës”/ Berisha sulmon Baton Haxhiun: Numri një i shërbimeve Jugosllave e shpalli të vdekur për…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar, nga foltorja për ringritjen e PD-së që sot është ndalur në Dibër, gazetarin Baton Haxhiu. Ai tha se Haxhiu në studiot televizive bën avokatin e dy kundërshtarëve politike, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

18:15
Polonia akuzon BE për ‘shantazh’ ndaj të drejtave ligjore kombëtare (fotot)

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ka akuzuar sot Bashkimin Evropian për ‘shantazh’ gjatë një debati të nxehur për rendin ligjor, me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

18:06
Berisha: PD ka humbur shpirtin dhe votën e lirë, liderishipi i saj ka humbur besimin

Nga Peshkopia, aty ku po mban ‘Foltoren’ e radhës, Sali Berishaka vijuar me akuzat ndaj kryedemokratit Basha, që sipas tij e ka katandisur Partinë Demokratike nga aktet e papërgjegjshme të tij.

18:02
Shpallja “non grata” nga SHBA/ Berisha: Nuk kanë për të pasur asnjë fakt në 100 vjet, ja si përcaktohet kush futet në parlament

Ish-kryeministri Sali Berisha, në kuadër të foltores për ringritjen e Partisë Demokratike, është ndaluar ditën e sotme në Dibër ku është takuar me simpatizantë dhe mbështetës të tij. Para tyre ka folur për faktin që SHBA e ka shpallur “non grata” duke thënë se nuk do të pranojë fajësinë pa pasur faj, ndaj e ka çuar çështjen në gjykatë.

17:58
Berisha akuza Bashës: Tetë vite i bëri fresk Ramës!/ Paralajmëron kryeministrin: Ato daulle nuk janë dasme, por…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se për tetë vite i ka bërë fresk kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që ky i fundit bllokoi integrimin dhe vrau shpresën e shqiptarëve.

17:51
Berisha nga Dibra: Rama në krahë të Vuçiç, kundra Kosovës

Nga ‘foltorja’ e mbajtur në Dibër, ish kryeministri Berisha tha se ringritja e PD-së është një interes jetik kombëtar.

17:50
Grida Duma: Berishës i rri i vogël kostumi i deputetit. Nënkryetarja e PD-së komenton betejën brenda llojit

Nënkryetarja e PD, Grida Duma ka komentuar betejën brenda opozitës duke thënë se nuk mban përgjegjësi për veprimet e Berishës dhe shtoi se akti që ka ndërmarrë është veprim lidershipi.

17:45
Energjia elektrike, Berisha: Katastrofë e krijuar nga vjedhjet e qeverisë/ Ish kryeministri flet për menaxhimin e pandemisë

Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar takimet me demokratët dhe këtë të martë ndodhej në Dibër.

17:40
Grida Duma mbështet listat e hapura 100% dhe vettingun e politikës nga SPAK-u

Nënkryetarja e PD, Grida Duma ka folur për vettingun e politikës nga SPAK, një prej amendamentet kushtetuese që ka miratuar grupi parlamentar i PD për ta dorëzuar në Kuvend duke thënë se është mënyra që t’i kërkojnë shqiptarëve të besojnë tek opozita.

17:39
“Shqipëria, narkoshteti i parë në Europë”/ Berisha: Rama ka marrë kredinë më të madhe në historinë e vendit

Ish-kryeministri Sali Berisha, në kuadër të foltores për ringritjen e Partisë Demokratike, është ndaluar ditën e sotme në Dibër ku është takuar me simpatizantë dhe mbështetës të tij.

17:34
Video/ Demonstrim ekstrem i ushtarëve të Kim Jong Un që thyejnë tulla me kokë para udhëheqjes (foto)

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut publikonin dje pamje të liderit Kim Jong Un që buzëqeshte i kënaqur teksa shihte ushtarët në një ekzibicion të ashpër dhune e force fizike.

17:30
Gjermania nxjerr në gjyq me karrige me rrota 96-vjeçarin, akuzohet për krime lufte

Ish-sekretari i një kampi nazist është paraqitur në gjykatë këtë të martë për t’u përballur me mijëra akuza për krime lufte.

17:22
Rama me studentët në Durrës: Koleksione të veçanta për bibliotekat e shkollave, brenda dy viteve

Gjatë një konsultimi publik me nxënës edhe studentë nga e gjithë Shqipëria, për strategjinë e re kombëtare për rininë, Kryeministri Rama u shpreh se përsa i përket bibliotekave në shkolla koleksionet janë shumë të varfra.

17:16
FOTOT/ Pa maska anti-covid, qytetarët dynden në urbanet e Tiranës

Prej kohësh transporti publik në Tiranë është kthyer në një problem të mirëfilltë për qytetarët.

17:13
Një zhytës amator gjen një shpatë 900-vjeçare në brigjet e Izraelit

Një zhytës amator që eksploron në ujërat e cekëta në veri të Izraelit ka gjetur një shpatë që daton 9 shekuj më parë dhe që mendohet se i përkiste një kalorësi kryqtar.

17:06
Vrasësi që fitoi simpatinë e publikut në Kinë vdes pas një jave në arrati (fotot)

Një i dyshuar për vrasje që fitoi simpati të gjerë të publikut në Kinë, është gjetur i vdekur pas gati një jave në arrati, duke shkaktuar një vërshim ndjenjash trishtimi në rrjetet sociale.

17:01
Rama: Në projektbuxhetin e ardhshëm, financim për laboratorët e informatikës

Gjatë një konsultimi publik me nxënës edhe studentë nga e gjithë Shqipëria, për strategjinë e re kombëtare për rininë, Kryeministri Rama u shpreh se në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm do të financohet për laboratorët e informatikës për të gjitha shkollat.

16:57
Në 4 fshatra të Tiranës nesër do stakohet energjia, ja oraret

OSHEE ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të stakohet energjia në 4 fshatra të Tiranës, për shkak të punimeve në NST Mëzez.

16:52
“Ju kërkoj ndjesë”/ Rama mbërrin me vonesë në takimin me nxënësit në Durrës, zbulon çfarë ka bërë gjithë ditën

Durrës – Kryeministri Edi Rama është i pranishëm me konsultimin publik me nxënësit dhe studentët e të gjithë Shqipërisë për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029).

16:50
FOTOT/ Mustafa Nano rikthen Ramën dhe bashkëshorten e tij te Arturbina, politikanët ‘shkrihen së qeshuri’

Mustafa Nano ka prezantuar për publikun në Teatrin Arturbina monologun “Dielli lind andej nga perëndon”. Në këtë premierë që u mbajt në 15 tetor dhe vijon ende të lancohet ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

16:48
Pastërtia, ”molla sherrit” brenda shtëpisë së ”Big Brother Vip”

Pastërtia në shtëpi nga nxitur konflikt dhe debat që nga dita e parë e këtij edicioni dhe duket se e tillë do të jetë edhe për shumë gjatë.

16:43
Covid-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: 616 qytetarë të infektuar dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 616 raste të reja me Covid-19 dhe nuk kanë mundur të fitojnë dot betejën me virusin vdekjeprurës 12 qytetarë.

16:35
Djokoviç gati të heqë dorë nga Australian Open, shkak bëhet vaksinimi

Novak Djokovic mund të heqë dorë nga objektivi për të fituar Grand Slam-in në Australian Open, pasi kreu i shtetit të Victorias vendosi që në këtë kompeticion të marrin pjesë vetëm tenistët që janë vaksinuar.

16:31
Lista Serbe nis shantazhet: Pa Asociacion, nuk do të ketë as institucione në Kosovë

Lista Serbe i rikthehet kërcënimeve duke lënë të kuptohet se mund të tërhiqet nga institucionet e Kosovës nëse nuk nis procesi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

16:24
Varhelyi: Konferenca e parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e V., këtë vit vetëm nëse zgjidhet…

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka vlerësuar progresin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por tha qartë se nuk ka konferencë të parë ndërqeevritare pa u zgjidhur konflikti Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

16:22
Habit shkencëtari i Harvardit: Universi ynë është krijuar në laborator

Një shkencëtar i Universitetit të Harvardit ka befasuar me teorinë e tij sipas të cilës universi ynë u krijua në një laborator nga një formë jete më e lartë.

16:21
Burri më i shëndoshë i botës që nuk ‘konsumonte’ dot martesën, hëngri deri në vdekje pas ndarjes (fotot)

Ricky Naputi, i cili kishte shtatë vjet që nuk ecte dot dhe as nuk dilte nga shtëpia pasi kishte arritur peshën 300 kg, u përpoq të merrte ndihmë por përfundimisht vdiq në moshën 39 vjecare.

16:18
Raportuesja për Shqipërinë në PE: BE duhet të mbajë fjalën, të japë rezultate për qytetarët

Eurodeputetja dhe raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos kërkoi që Bashkimi Europian të mbajë fjalën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për vendin tonë.

16:12
‘Open Ballkan’, Varhelyi: 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e iniciativës!

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, gjatë prezantimit të raport-progresit vjetor shprehu edhe qëndrimin e tij në lidhje me ‘Open Ballkan’ dhe tha se rruga e vetme për Ballkanin është bashkëpunimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

16:04
Kushtetuesja rikthen për shqyrtim zgjedhjet e 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese ka rikthyer shqyrtimin e çështjes të zgjedhjeve të 30 qershorit, menjëherë pas opinionit të marrë nga Komisioni i Venecias.

16:00
Nesër stakohet energjia në disa zona të Tiranës, ja oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se ditën e nesërme do të stakohet energjia në disa zona të Tiranës, për shkak të punimeve që do të kryhen në disa fidera të NST Selitë, NST Valias dhe NST Traktora.

15:56
Rusia inskenon pushtimin e Ukrainës, Shtetet e Bashkuara: Kievi na ka ne

Rusia inskenoi një pushtim masiv të Ukrainës në stërvitjen e saj më të fundit ushtarake, një show force ku u përfshinë më shumë se 30 avionë bombardues e 40 luftanije.

15:53
Për herë të parë prezantohet ekspozita e piktorit Ismail Lulani

Është prezantuar për herë të parë në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita retrospektivë e piktorit të njohur Ismail Lulani, një nga emrat më të mëdhenj të artit tonë.

15:47
Eurodeputeti Tonino Picula: Të nisin menjëherë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi në ‘ngërç’

Është publikuar sot progres-raporti i KE-së për integrimin e Shqipërisë në BE.

15:36
”Ruaju nga ai që nuk…”/ Nisin ethet e garës, banorët këshillojnë njëri-tjetrin

Loja duket se ka nisur normalisht për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

15:34
Rusia mban manovra “pushtimi të Ukrainës” me 40 luftanije e 30 avionë në Detin e Zi (fotot)

Rusia ka mbajtur sot manovra masive pushtimi në gadishullin e Krimesë me më shumë se 40 luftanije e 30 avionë gjuajtës, në një shfaqje të tmerrshme force pranë Ukrainës.

15:32
Progres-raporti i KE për Shqipërinë: Të hapen negociatat, vendi ka shënuar rezultate të prekshme në reforma

Komisioni Europian, në progres-raportin e tij, ka rekomanduar hapjen e negociatave për Shqipërinë, me arsyetimin se vendi i ka plotësuar kushtet.

15:26
Prezantimi i paketës së zgjerimit/ Varhelyi: Shqipëria e Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për të hyrë në BE, gjatë prezantimit të paketës së zgjerimit nga Parlamenti Evropian.

15:24
BE vlerëson zgjedhjet në Kosovë: Dëshmuan se Kosova është një demokraci e vërtetë

Atmosfera zgjedhore në komunat e banuara me shumicë serbe po del të jetë pikë e zezë në vlerësimin e Bashkimit Evropian edhe për zgjedhjet e 17 tetorit.

15:20
Dy projekte për ujësjellësin, nënshkruhen marrëveshjet për investime të reja në Tiranë

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ka nënshkruan dy marrëveshje me CES.

15:18
Zgjedhjet në Kosovë/ Vijon numërimi i votave procesi pritet të përfundojë këtë javë

Dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale 2021, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave.

15:18
Marrëveshje e re për korridorin 8/ Shqipëria-Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria angazhohen për lidhje infrastrukturore

Shqipëria ka nënshkruar këtë të hënë në Sofje një memorandum bashkëpunimi me Bullgarinë e Maqedoninë për Korridorit 8, një ndër projektet kyçe për zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

15:12
Studentët nuk pengohen në Korçë, lejohen që të gjithë të hyjnë në mësim

Në ditën e dytë të vitit akademik Studentët në Korçë kanë hyrë normalisht në auditorë pa u kontrolluar nëse janë të vaksinuar ose jo.

15:11
”Kam improvizuar”/ Iliri dhe Monika rrëfejnë momentet e sikletshme në publik

Të jesh artist është e vështirë, aq më tepër kur artin tënd të duhet ta demostrosh në publik.

15:11
Durrës, studentët të gjithë në mësim/ “Java e parë eksperimentale”, disa pedagogë kërkojnë mësim on line

Ende nuk ka një vendim nga rektorati i universitetit të Durrësit për studentët e pavaksinuar. Procesi i verifikimit vazhdon, ndërsa studentë dhe pedagogë janë të paqartë sesi do të vijojë ky proces.

15:08
Vaksina e tretë, mbi 60 vjeç/ Fëmijët mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore do vaksinohen

Nisur nga rastet që janë riinfektuar me Covid komiteti i imunizimit ka marrë vendim që edhe në Shqipëri të nisë të aplikohet doza e tretë e vaksinës e cila mund të jetë e ndryshme nga dy dozat e para që kanë marrë.

15:07
“Ishte diçka e fortë!” Donald Veshaj prek me rrëfimin për Bora Zemanin

Marrëdhënia mes Donald Veshajt dhe Bora Zemanit është prekur sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

15:06
Një natë e çuditshme, banorët rrëfejnë çfarë kanë ëndërruar

Banorët janë zgjuar disa minuta më parë dhe po përgatiten për të nisur ditën.

15:03
PS gati të diskutojë kërkesat e PD/ Balla përmend nevojën e zgjatjes së vettingut të drejtësisë

Vettingu edhe për politikanët propozuar nga opozita nuk ka hasur murin e kundërshtisë nga shumica socialiste por kreu grupit parlamentar socialist ia tha në advancë propozuesve se PS nuk ulet në asnjë tryezë bisedimesh me kushte të paravendosura.

15:01
“SPAK të kontrollojë politikanët”/ Propozimi i PD për vetingun e politikanëve

Kushtetuta e Lulzim Bashes parashikon shfuqizimin e asaj te Edi Rames.

15:00
Zgjohet i pari çdo ditë/ Banoret i ”vërtetojnë” Kledit të kundërtën

Vajzat janë detyruar të flenë me turne gjatë natës për tu siguruar që procesi i prodhimit të rakisë po shkon siç duhet.

14:55
Atletico-Liverpool/ Ndeshja sot në mbrëmje

Luhen këtë mesjavë ndeshjet e raundit të tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.

14:53
Kurti-Haradinajt: Keni blerë tokë për 3.52 cent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu është përgjigjur akuzave të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për gazsjellësin amerikan duke thënë se ky i fundit ka blerë tokë nga AKP në çmimin prej 3.52 cent.

14:52
Derbi në merkato edhe për suedezin që i shënoi golin spektakolar Kosovës

Tifozët shqiptarë të futbollit, veçanërisht ata nga Kosova, e kanë të freskët golin spektakolar të realizuar nga Alexander Isak në fitoren 3-0 të Suedisë përballë “Dardanëve”, një finalizim i denjë për lojtarët e mëdhenj.

14:41
OKB: Numri i fëmijëve të vrarë dhe të gjymtuar në Jemen tejkalon 10 mijë

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) tha se numri i fëmijëve të vrarë ose të gjymtuar në konflikte në Jemen ka tejkaluar 10 mijë që nga shpërthimi i luftës civile në vend në vitin 2015.

14:35
Vdekja e Kobe Bryant, kërkohet ekzaminim psikiatrik për vejushën e legjendёs sё Lakers

Aksidenti me helikopter, që vrau Kobe Bryant dhe vajzën e tij Gigi, më 26 janar 2020, vazhdon të ngjallë përplasje mes vejushës së ish-lojtarit të Lakers dhe kompanisë që zotëronte mjetin fluturues, në bordin e të cilit në momentin e rrëzimit humbën jetën edhe shtatë persona të tjerë.

14:22
Miratohet projektligji i bashkëqeverisjes

Komisioni i Ligjeve këtë të martë miratoi me 12 vota pro dhe 6 kundër projektligjin për bashkëqeverisje.

14:13
Shefi i Pentagonit diskuton me Ukrainën bashkëpunimin në mbrojtje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka mbërritur në Ukrainë për të shprehur përkrahjen e Uashingtonit përballë “agresionit” të Rusisë.

14:07
Veliaj nënshkruan marrëveshjen për dy projekte të reja të UKT-së: Burim i ri uji dhe unazë presioni për furnizim të njëtrajtshëm

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës është duke punuar për rehabilitimin dhe përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë të qytetarëve të Tiranës.

14:04
Britani e Madhe, çmimet e karburanteve në nivelet më të larta ndonjëherë

Çmimi i karburanteve kanë arritur pothuajse nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Britaninë e Madhe, sipas të dhënave të qeverisë.

13:55
Polemikat që shkakton Ronaldinho, paguhet nga Barça, por reklamon PSG-në

“Ronaldinho vazhdon të krijojë polemika”. Kështu shkruan gazeta katalane “Sport”, që i referohet një vizite në Paris të një prej numrave 10 më virtuozë në historinë e futbollit.

13:53
Turqia “luftë me të gjithë”, thërret ambasadorët e 10 vendeve perëndimore

Ankaraja nuk e priti mirë kërkesën e ndërkombëtarëve për lirimin e një lideri të shoqërisë civile, ndaj ka thirrur për shpjegime ambasadorët e 10 vendeve perëndimore, përfshirë atë të Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

13:50
Shfrytëzonin për prostitucion vajzat shqiptare në Itali/ Goditet grupi kriminal, 11 në pranga

Një grup kriminal që shfrytëzonte vajzat për prostitucion është goditur, ku 11 anëtarët shqiptarë dhe italianë janë vënë në prangat e policisë italiane.

13:45
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë prezanton drejtuesit e rinj të strukturave vendore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka prezantuar drejtuesit e rinj të strukturave vendore.

13:45
Kurti e Haradinaj përplasen për aksionin në veri: Ti prisje në zyrë kriminelë serbë

Tensionet në veriun e Kosovës u reflektuan dhe në sallën e Kuvendit, ku kryeministri Albin Kurti u përplas ashpër verbalisht me Ramush Haradinaj, që doli me pretendimin se operacionet policore në veri janë bërë me qëllim për ta dorëzuar atë zonë.