Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Porto Romano, u premton banorëve infrastrukturë dhe ujë të pijshëm

23/02/2022 11:02

Përmbytjet sa herë bie shi dhe mungesa e infrastrukturës ishte shqetësimi kryesor që banorët e Porto Romanos i shprehën kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Kandidati Ardian Muka pa në terren situatën duke kritikuar kryebashkiaken socialiste për fasade elektorale.

Ky është uji i pijshëm, me tuba jashtë. Bëjnë këto gjëra sa për të marrë votat dhe pastaj nuk kujtohen më. Të jesh 4-5 kilometra larg nga qendra dhe ja kjo është gjendja”, tha ai.

Mirë që paguajmë tonat, por paguajmë dhe të rrugës. Kemi paguar 12 mijë lekë, tani paguajmë 32 mijë lekë”, u shpreh një nga banorët.

Muka u kërkoi durrsakëve  ti japin besimin duke u zotuar se do nisë menjëherë punën ne shërbim të qytetarëve.

I paguajmë taksat dhe shpërblimi është ky. Kjo është çfarë bashkia na jep neve. Ka ardhur koha për ndryshim. 20 mld lekë të vjedhura, mund të kishin mbaruar të gjitha punët këtu”.

 

 

Top Channel