“U bë bozë kjo punë”, Rama në Komisionin Hetimor: Unë them që dua Shqipërinë pa plehra

23/02/2022 16:36

Prej disa orësh, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po jep dëshminë e tij për çështjen e inceneratorëve në Komisonin Hetimor parlamentar.

Nuk kanë munguar debatet ndërsa kryeministri Rama theksoi se “u bë bozë kjo punë” dhe po shpjegonte që që sot në Tiranë paguhet trajtimi i mbetjeve që janë 300 e kusur mijë ton çdo ditë.

Ndërsa ndërhyri kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku duke i kërkuar teknikës që mos të mbajnë ndezur gjatë gjithë kohë mikrofonin e kryeministrit.

Rama: Unë nuk fola për hollandezë. Mendoj që nuk është mirë të më vësh në gojë gjëra që nuk i thashë fare. Nuk fola për konsulentë hollandezë, ju thashë atë që ka ndodhur. Po ju them dhe një gjë se u bë bozë kjo punë. Ato impiante janë atje, nuk flasim për impiante që do bëhen. Ato janë atje dhe nuk di në dy impiantet e tjera deri ku ka qenë përfshirja, por di që në impiantin e Tiranës, në një nga vizitat e mia, aty është përfshirë një kompani ndërkombëtare me 150 vjet eksperiencë. Për mua është shumë e thjeshtë pse janë shqiptarë, nga erdhën arabët, pse nuk u bë me tender. Tani se si bëhen me një tender të një natyre apo një tjetre dhe si do bëhet nuk është puna ime. Unë them që dua të bëjmë një Shqipëri pa plehra. Po ju them prap që sot në Tiranë paguhet trajtimi i mbetjeve që janë 300 e kusur mijë ton çdo ditë.

Tabaku: Këtë keni mundësi ta bëni këtë në çdo foltore në parlament. Pse ishte pa garë?

Rama: Ju e thoni ishte pa garë dhe nuk thoni një gjë tjetër, që është bërë me një formulë, e cila është e bazuar në ligj. Ky është diskutim.

Tabaku: Ju lutem teknikës, është e pamundur ta mbajë gjithë kohës Rama të ndezur. Ju lutem teknika.

Top Channel