“430 milionë euro”/ Rama: Mos ma përmend më! Niveli më i lartë i paturpësisë në politikën shqiptare

23/02/2022 16:24
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me Jorida Tabakun për akuzën e vjedhjes së 430 milionë eurove për inceneratorët nga buxheti i shtetit, sipas kësaj të fundit. Rama e quajti si nivelin më të lartë të paturpësisë në politikën shqiptare, duke shtuar se kjo akuzë është tallje për shqiptarët. Herë pas here Rama kërkoi nga Tabaku që kjo shifër të mos përmendet më.

I pyetur nëse do t’i kthente pas  vendimet lidhur me inceneratorët, Rama tha se duke parë ndryshimin në Porto Romano, s’do e kishte kthyer kurrë pas vendimin.

Tabaku: Që provat që kemi në këtë Komision, kontratat janë dhënë në rrugë joligjore, sot duhet të kishte nisur hetimi dhe menjëherë ndalimi i këtyre pagesave dhe që kanë ndodhur në buxhetin e shtetit. A gjykoni qe shteti duhet ti ndalojë pagesat për këto kontrata?

Rama: Jam i keqardhur, ju jeni vënë me zë dhe me figurë kësaj çmendurie që është normale për Lulzim Bashën por s’duhet të ishtë normale për një profesioniste si ju. E kam të pamundur të besoj, që kishit 5000 veta në një sallë. Kur arrini që në syt e popullit me këtë karshillëk, të gjitha të tjerat janë të diskutueshme. T’i thoni shqiptarëve që ju anë vjedhur 430 mln për të pastruar Tiranën jo kompanitë dhe ju thoni se ua vodhën, niveli më i lartë i paturpësisë së politikës shqiptare. Ju mund ta bëni për sa kohë gjeni. Duhet të jesh i zoti të rrish në karrige dhe mos biesh kur janë 5000 veta, duhet forcë për ta bërë por kur ja bëni një popull këtë ço e ul 430 mln euro, ju nuk duhet t’ju zërë gjumi natën për paturpësinë qe i bëni.

Tabaku: Faleminderit që edhe kësaj pyetje nuk përgjigjët. Do e kishit kthyer vendimin pas për këto kompani?

Rama:  Të lutem mos ma përmend më, më duket sikur më ke sjellë 5 mijë  delegat këtu brenda. Jo nuk përgjigjem. Do jetë  mirë për partinë që ju drejtoni të hiqni dorë.

Rama: Zëri im është amatoresk krahasur me zërin tuaj melodioz.

Tabaku: Do i kishit kthyer pas këto nëse do kishit mundësi?

Rama: Kam parë lopë të buta te Porto Romano që ishin kthyer si lopë të egra, te derrat dhe dosat unë them jo s’kthehemi më atje, ju bashkëjetuat me dosat dhe me derrat, ju normal se keni probleme. Kam ankth sikur me kanë ardhur 5 mijë delegatë këtu brenda.

Top Channel